33.8 C
Tiranë
Friday, June 26, 2026

Falsifikonin viza angleze në shkëmbim të pagesave të majme, policia e shkodrës arreston 3 shtetas

Policia e Shkodrës ka goditur një tjetër rast të falsifikimit të dokumenteve.

Në prangat e policisë kanë rënë 3 shtetas të cilët akuzohen se falsifikonin vizat angleze kundrejt pagesave të majme.

Njoftimi i policisë Shkodër:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Alias”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të falsifikimit të dokumenteve.
Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër.

Vihen në pranga 3 shtetas, procedohet në gjendje të lirë 1 tjetër. Sekuestrohen dokumente identifikimi dhe dokumente të tjera, të dyshuara të falsifikuara.
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në Policinë e Shtetit, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, pas një pune të mirëfilltë hetimore, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Alias”. Si rezultat i këtij operacioni u ndaluan shtetasit:

S. P., 68 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shkollore”;
B. B., 64 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave” dhe “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, të kryera në bashkëpunim;
P. B., 32 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale “Falsifikimi i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”, kryer në bashkëpunim.
Gjithashtu, u procedua në gjendje të lirë për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore”, kryer në bashkëpunim, shtetasi B. Sh., 56 vjeç, banues në Tiranë, me detyrë teknik-radiolog pranë një spitali privat në Tiranë.

Gjatë muajit mars, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë falsifikuar dokumente identifikimi, dokumente mjekësore dhe shkollore, në këmbim të vlerave të ndryshme monetare. Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 3 dokumente identifikimi (pasaporta), të dyshuara të falsifikuara, vizë angleze e dyshuar false, 1 laptop dhe një sasi e konsiderueshme parash.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor, për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Gjykata Supreme e SHBA mbështet politikën e deportimeve masive, rrezikohen qindra mijëra emigrantë

0
Gjykata Supreme e Shteteve të Bashkuara ka vendosur në favor të politikës së administratës së presidentit Donald Trump lidhur me deportimet masive, duke i...

Ekuadori përmbys Gjermaninë në një ndeshje të tensionuar dhe siguron kualifikimin

0
Një përballje e fortë dhe me shumë polemika është zhvilluar në Grupin A mes Ekuadori dhe Gjermania, ku ndeshja nisi me ritëm të lartë...

Ebola përhapet me ritme shqetësuese në RD të Kongos, mbi 300 viktima dhe më...

0
Shpërthimi i virusit Ebola në Republika Demokratike e Kongos po merr përmasa gjithnjë e më shqetësuese. Sipas autoriteteve shëndetësore, numri i rasteve të konfirmuara...

Tragjedi në Nju Jork: Gjashtë anëtarë të së njëjtës familje gjenden të pajetë, gjyshja...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur shtetin e Nju Jorkut, ku gjashtë anëtarë të së njëjtës familje u gjetën të vdekur në një kompleks...

“Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të...

0
Titulli: “Trump është njeriu më i fuqishëm në NATO”/ Rutte zbulon objektivin e samitit të Ankarasë: Duam t’i tregojmë SHBA-së rëndësinë e aleancës Sekretari i...