20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

Faza e 1/8-të të Euro 2024: Ekipet e Mëdha Drejt Finales së Berlinit

Euro 2024 ka përfunduar fazën e grupeve dhe tani fokusi është tek faza e 1/8. Tabela e rrugëtimit të ri të ekipeve drejt finales së Berlinit i ka grupuar ato në dy krahë të kundërt. Në njërën anë janë Gjermania, Spanja, Portugalia dhe Franca, të cilat do të luftojnë për një vend në finale. Në krahun tjetër janë Italia, Anglia dhe Holanda, të cilat do të përplasen për vendin tjetër në finale.

Italia do të luajë të shtunën me Zvicrën në takimin e parë të 1/8 dhe fituesja e këtij çifti do të përballet në çerekfinale me fituesen e çiftit Angli-Sllovaki, ndeshje që luhet të dielën. Holanda të martën përballet me Rumaninë dhe fituesja e këtij dueli do të luajë në çerekfinale me fituesen e duelit Austri-Turqi.

Në krahun tjetër të tabelës, Gjermania, si vend organizator, do të përballet të shtunën në mbrëmje me Danimarkën. Fituesi i kësaj sfide do të luajë në çerekfinale me fituesin e çiftit Spanjë-Gjerogji, ndeshje e 1/8 që luhet të dielën.

Të hënën janë dy ndeshje të tjera të 1/8: Franca kundër Belgjikës në një ndeshje shumë interesante dhe Portugalia përballë Sllovenisë, ku luzitanët janë favoritë. Ekipet që fitojnë nga këto përballje do të luajnë kundër njëra-tjetrës në çerekfinale.

Euro 2024 ka lënë pas ngjeshjen dhe llogaritë e fazës së grupeve dhe tani është koha për emocionet më të mëdha. Çdo humbje do të thotë kthim në shtëpi për ekipet pjesëmarrëse, ndërsa tensioni dhe pritshmëritë janë në kulm për të parë se kush do të arrijë në finalen e Berlinit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...