20.5 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Në spitalin tonë nuk ka shkelje”, Deklarata e Alketa Pere për Akuzat në Skandalin e Spitalit Onkologjik në QSUT

Alketa Pere, një nga mjeket e akuzuara për skandalin në Spitalin Onkologjik në QSUT, foli për mediat para seancës në gjykatë. Ajo theksoi nevojën për ndryshime në strukturën dhe pajisjet e spitalit, duke u shprehur e lumtur që prokurori e kishte quajtur procesin një “rrugëtim”.

Duhet të ndryshojnë struktura e spitalit, pajisjet. Jam shumë e lumtur me prokurorin që e ka quajtur rrugëtimi, dhe duhet që çdo njeri ta dijë rrugëtimin e pacientit,” tha Pere.

Ajo theksoi se në spitalin e tyre nuk ka shkelje dhe bëri thirrje për sqarim të plotë të çështjeve lidhur me drejtimin e pacientëve në sektorin privat. “Nuk e di për spitalet e tjera, në spitalin tonë nuk ka shkelje. Duhet të sqarohen mirë gjërat kush i ka drejtuar pacientët në privatë.”

Pere theksoi se nuk përfaqëson shtetin dhe se ka vepruar në emër të saj. Ajo gjithashtu përmendi se dosja e saj për drejtimin e institucionit ishte hedhur në plehra. “Unë nuk kam shteti, përfaqësoj veten time dhe në momentin që kam mbledhur dosjen time për të konkurruar për drejtimin e atij institucioni, ka përfunduar në plehra dosja ime.

Përfundimisht, ajo u shpreh se nuk ndihet përgjegjëse dhe se do të vazhdojë të punojë në Spitalin Onkologjik. “Nuk jam e shkarkuar, patjetër që do shkoj në Onkologjik,” përfundoi ajo.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...