36.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Fero hap zemrën në podcastin e Arbana Osmanit: “Nuk e kam dhunuar unë… të lutem, mundësoma me pa çikën”

Reperi Fero do të jetë i ftuari i radhës në podcastin e Arbana Osmanit, dhe publikimi i trilerit ka ndezur menjëherë diskutime në rrjetet sociale. Në fragmentin e shkurtër që qarkulloi sot, reperi shihet i prekur emocionalisht, duke rrëfyer për herë të parë pas një kohe të gjatë lidhur me akuzat që e kanë përfshirë dhe marrëdhënien me vajzën e tij.

“Nuk e kam dhunuar unë atë… nuk e do njeri vajzën tem më shumë sesa unë. Të lutem, mundësoma me pa çikën,” dëgjohet Fero duke thënë në video.

Deklarata e tij vjen pas periudhës së trazuar që pasoi ndarjen e bujshme me modelen dhe influenceren Arbenita Ismajli. Çifti, i cili dikur konsiderohej ndër më të komentuarit në showbiz-in shqiptar, u përfshi në debate publike dhe akuza të ndërsjella, të cilat kulmuan me publikimin e dokumenteve dhe deklaratave për dhunë në familje.

Fero dhe Arbenita kanë bashkë një vajzë, të cilën reperi nuk e ka parë për një kohë të gjatë. Në këtë intervistë, ai duket se synon të tregojë versionin e tij të ngjarjeve, ndërsa fjalët e tij kanë prekur shumë ndjekës, të cilët janë ndarë mes mbështetjes dhe kritikave në rrjetet sociale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...