34.6 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

Fier /Arrestohen dy policë për shpërdorim detyre, në pranga dhe 2 kultivues narkotikësh

Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier dhe ka vënë në pranga Spartak Gjiçali, me funksion Specialist për krimet si dhe Roland Ndreko, me funksion Ndihmës specialist (SPZ) , për shpërdorim detyre.

Gjithashtu është arrestuar; Sejdi Genica dhe Vezir Genica. Në kërkim janë shpallur Elez Qelai dhe Robert Bego (alias Fatmir, Xheki Qelia),

Arrestimi i tyre është bërë pasi janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara bimë narkotike në fshatin Mujalli-Fier.

Nën drejtimin e Prokurorit të çështjes janë kryer veprime hetimore duke përdorur edhe mjete të posaçme, proces nga i cili u dokumentua autorësia e veprës penale të dyshuar, si ndaj shtetasve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre favorizuan këtë veprimtari të paligjshme.

Njoftimi i AMP:

Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat ka ekzekutuar Urdhrin e Prokurorisë në Gjykatën e Shkallës së Parë Fier, pas Vendimit datë 24.11.2022 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Fier mbi caktimin e masave të sigurimit personal për dy punonjës policie të Komisariatit të Policisë Fier, si edhe katër shtetasve të tjerë, si më poshtë vijon;

– S. GJ., me funksion Specialist për Krimet në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– R. N., me funksion Ndihmës Specialist (SPZ) në Komisariatin e Policisë Fier, me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Shpërdorimit të detyrës”.

– S. G., me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– V. G., caktuar me masë sigurimi personal “Arrest me burg”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”.

– R. B. (alias F. Q. dhe XH. Q.), me masë sigurimi personal “Arrest me burg” ”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

– E. Q., me masë sigurimi personal “Arrest në shtëpi”, i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”. Ky shtetas u shpall në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë.

Ekzekutimi i masave të sigurisë për shtetasit e mësipërm u krye mbështetur në materialet e kallëzimit të referuara nga Drejtoria Rajonale e AMP-së Fier-Berat, pasi në datë 20.07.2022 janë gjetur dhe konstatuar të kultivuara një sasi bimësh narkotike në fshatin Mujalli-Fier, për të cilën Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier ka regjistruar Procedimin Penal Nr.828/2022.

Nën drejtimin e Prokurorit të çështjes janë kryer veprime hetimore duke përdorur edhe mjete të posaçme, proces nga i cili u dokumentua autorësia e veprës penale të dyshuar, si ndaj shtetasve, ashtu edhe ndaj punonjësve të policisë, të cilët me veprimet dhe mosveprimet e tyre favorizuan këtë veprimtari të paligjshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...