24.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Fillojnë arrestimet për çështjen e inceneratorëve /Aksioni i SPAK, ekzekutohen 7 arrestime, 2 ende në kërkim

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në bashkëpunim me GJKKO, kanë firmosur 9 urdhër arreste, mes tyre ish-administratori i një kompanie, në lidhje me çështjen e inceneratorëve.

Burime bëjnë me dije për Fax News se urdhër arrestet janë duke u ekzekutuar nga policia e shtetit, ndërsa aksioni është ende në vijim. Aksioni i sotëm lidhet posaçërisht me inceneratorin e Fierit.

Fax news meson se urdhër arrestet janë firmosur mbrëmë nga gjykata e posaçme dhe operacioni ka nisur në orët e para të mëngjesit.

Sipas burimeve jo zyrtare, të arrestuarit janë në rang drejtorësh. Policia ka ekzekutuar deri më tani 7 urdhër arreste ndërsa 2 persona janë ende në kerëkim.

Për këtë aferë janë vënë nën hetim edhe 10 zyrtarë të tjerë të lartë. Spak ka vendosur që ti hetojë ata në gjëndje të lirë.

Identiteti i të arrestuarve dhe personave nën hetim nuk bëhet me dije për shkak se operacioni vijon.

Lidhur me këtë aferë janë marrë në pyetje nga SPAK për orë me radhë dhe kryetari i bashkisë së Fierit Armando Subashi si dhe deputeti socialist Alqi Bllako.

I vetmi zyrtar i lartë i arrestuar për çështjen e inceneratorëve është ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, i cili mbahet ende nën masën e arrestit me burg.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...