26 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Flet kushërira e Suela Saliajt, e cila u vra nga ish-bashkëshorti: Detajet e ngjarjes

Me lot në sy, kushërira e Suela Saliajt, e cila u vra nga ish-bashkëshorti Renato Muhaj në një ngjarje të rëndë në Florida të SHBA, ka treguar detaje tronditëse nga kjo ngjarje tragjike.

E ftuar për të sqaruar më shumë detaje, Elmira Metaj tha se Muhaj kishte shkuar në shtëpinë e Suelës për t’i marrë vajzën e tyre 2-vjeçare.

“Mos i ndodhtë askujt. Ajo kishte 2 vite e ndarë dhe ai kërkonte t’i merrte vajzën. Vajti për të marrë vajzën dhe bëri atë që bëri. Ja mori vajzën dhe iku. Ajo tentoi tja merrte nga duart dhe ai bëri atë që bëri. Unë nuk e njoh Renaton, nuk e kam takuar kurrë. Nuk di gjë nëse kanë patur konflikte të mëparshme”, u shpreh ajo.

Ngjarja tragjike ndodhi disa ditë më parë, kur 34-vjeçari Renato Muhaj vrau ish-partneren e tij Suela Saliaj dhe më pas rrëmbeu vajzën e tyre 8-vjeçare. Pas pak orësh, ai u arrestua nga autoritetet. Familja dhe miqtë janë tronditur nga kjo ngjarje dhe janë ende nën ndikimin e dhimbjes për humbjen e Suelës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...