29.2 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Flet nënkryetarja e PD-së Jorida Tabaku për koalicionet Bashës për zgjedhjet lokale

Nënkryetarja e PD-së, Jorida Tabaku në një konferencë për mediat ka folur për zgjedhjet e pjessshme lokale të 6 marsit në ato bashki ku nuk ka kryetar.

Në komunikimin me gazetarët, Tabaku tha se në këto zgjedhje Partia Demokratike do të përfaqësohet me kandidatët më të mirë dhe me integritet, ndërsa shtoi se nuk janë vetëm këto 6 bashki, por sipas saj, ka edhe të tjera që drejtohen nga njerëz të lidhur me krimin.

“Sa i përket pyetjes së zgjedhjeve, ju falënderoj për interesin, por ju e dini se PD ka kaluar një proces shumë të gjerë konsultimi para zgjedhjeve të 25 prillit për përzgjedhjen e kandidatëve, që është bërë edhe për ata në nivel lokal. Ata i janë nënshtruar një procesi vettingu, procedure.

Zgjedhjet lokale të 6 marsit tregojnë faktin, që ne e kemi thënë me vite, e kemi përsëritur sa herë, të degradimit të pushtetit të Edi Ramës, të lidhjes së pushtetit me krimin. Unë jam e sigurt, nga informacionet që kemi, që ka dhe të tjerë me lidhje kriminale.

PD do të prezantohet me kandidatët më të mirë të mundshëm në këto zgjedhje, me kandidatët me integritet më të lartë. Ne kemi aleancë me qytetarët. E rëndësishme është që PD do të përfaqësojë vullnetin e atyre 670 mijë qytetarëve, që e votuan”, tha Tabaku.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...