21.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Flutura Açka thirrje demokratëve: “Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, dënohet nga historia”

Deputetja e Partisë Demokratike, Flutura Açka i ka bërë thirrje demokratëve që të mos provokojnë dhe të nxisin përplasje.

Açka në një reagim në Facebook shkruan se Demokratët kanë fjalën, jo forcën!

Ajo thekson se  “Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë”.

Sipas saj, kush nxit përplasje mes demokratëve, do dënohet nga historia.

Postimi i deputetes Flutura Açka

“Demokratët janë 💙, jo mure, jo dritare, jo orendi!

Demokratët janë paqja, jo urrejtja, jo linçimi, jo fyerja!

Demokratët janë Liria, jo dhuna, jo djegia, jo shkatërrimi!

Demokratët janë Ligji, jo muskujt.

Demokratët janë Fjala, jo forca.

Në jemi 80 mijë demokratë, por duhet të respektojmë me paqen dhe civilizimin tonë ata 600 mijë shqiptarë që na votuan më 25 prill 2021. Ata, që i kishin varur kaq shpresa te ne, janë të trishtuar të na e shohin aq hapur etjen për të shqyer familjarin tonë, demokratin përballë.

Ata nuk do të na e falin kurrē qoftë një gur të hedhur sot, as qoftë miniaturat e skenarëve dumbabaiste të vitit 1998.

Kush nxit përplasje të demokratëve mes vedi sot, e dënoftë historia!”, thekson Açka.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...