25.4 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Foga” në Ksamil nën hetim – Policia pas ankesave të banorëve: Muzika tejkalon kufijtë e lejuar të zhurmës

Pas një sërë ankesash të banorëve lokalë, policia e Sarandës ndërhyri mbrëmjen e djeshme duke ushtruar kontroll në lokalin e natës “Foga” në Ksamil.
Sipas njoftimit zyrtar, gjatë verifikimit me aparatin matës të zhurmave, u konstatua se niveli i decibelëve të muzikës ishte më i lartë se limiti i lejuar me ligj.

Ndërhyrja e policisë vjen në kuadër të masave për ruajtjen e qetësisë publike, sidomos në zonat turistike ku aktiviteti i natës shpesh përplaset me shqetësimet e banorëve.

Pritet që ndaj lokalit të merren masa administrative, ndërsa kontrollet do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim për të garantuar respektimin e normave ligjore dhe ambient të qetë për banorët dhe vizitorët e Ksamilit.Për këtë biznesi u gjobit me 100.000 lek të reja. Policia e Sarandë pritet të intensifikojë kontrollet e këtij lloji në gjithë territorin e vijës bregdetare.

Mësohet se është viti i parë që policia në Sarandë pajisjet me aparat të specializuar për matjen e ndotjes akustike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...