24.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

“I shpëtoi mbytjes në Durrës” – 31-vjeçarja angleze jashtë rrezikut për jetën, zbardhet dinamika e aksidentit tragjik

Gjendja shëndetësore e Vera Ruanit, 31-vjeçares me shtetësi angleze e cila u shpëtua nga mbytja pas një aksidenti në detin e Durrësit gjatë një lëvizjeje me motor uji, është stabilizuar dhe ajo tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

E reja u transferua të dielën pasdite nga urgjenca në repartin e patologjisë në Spitalin Rajonal të Durrësit. Sipas burimeve mjekësore, ajo iu nënshtrua të gjitha analizave, rezonancës magnetike dhe grafisë së mushkërive, të cilat rezultuan pa probleme.

Aktualisht, Vera po mbahet në spital vetëm për procedura administrative, përfshirë pajisjen me dokumente identifikimi dhe verifikimin e qëndrimit të saj në Shqipëri, pasi nuk ka më shqetësime shëndetësore.

Zbardhet rrëfimi i saj për aksidentin tragjik

Në dëshminë dhënë grupit hetimor, Vera Ruani ka shpjeguar me detaje dinamikën e aksidentit ku humbi jetën shoku i saj, Silvester Dheug. Dy të rinjtë kishin marrë me qira një motor uji, të pajisur me jelekë shpëtimi, por jo me skafandra.

Sapo kaluan korridorin e lëvizjes, në një distancë prej rreth 150 metrash nga bregu, përballë “pallatit monstër” në Shkëmbin e Kavajës, Dheug bëri një manovër rrethore me shpejtësi, e cila rezultoi fatale. Mjeti u përmbys dhe të dy ranë në ujë. Vera u shkëput menjëherë, ndërsa shoku i saj mbeti nën mjet, ku dyshohet se u asfiksua.

Një patrullë kufitare, që ndodhej në breg, reagoi menjëherë dhe u erdhi në ndihmë. Vera ka treguar se në ato momente ishte e vetëdijshme, ndërsa Silvesteri ende merrte frymë, por ndërroi jetë pak minuta më pas, ndërsa po transportohej me skafin e kufirit drejt kalatës 0, ku i priste autoambulanca.

Ngjarja ka tronditur opinionin publik, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të përcaktuar përgjegjësitë dhe kushtet teknike të qirasë së mjetit ujor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...

Horoskopi ditor, e Martë, 28 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ecësh më ngadalë dhe me mendje të ftohtë. Mos u nxit në vendime të rëndësishme. ♉ Demi Je në formë shumë të mirë....

Parashikimi I motit, e Martë, 28 Prill 2026

0
Më 28 prill 2026, moti në Shqipëria vijon i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me një ndjesi pothuajse verore në shumë zona. Gjatë ditës priten...

Makina përmbyset pranë qendrës tregtare në Tiranë – shpëton shoferja

0
Një aksident është regjistruar në afërsi të një qendre tregtare në Tiranë, ku një automjet është përmbysur gjatë lëvizjes. Sipas informacioneve paraprake, nga ngjarja janë...

Meta i transformuar në gjyq pas 18 muajsh izolim – detaje nga jeta e...

0
Ilir Meta është shfaqur për herë të parë në publik pas rreth 18 muajsh paraburgim, gjatë seancës së parë gjyqësore ku ai dhe të...