21.5 C
Tiranë
Sunday, July 5, 2026

Forcat Speciale do të shoqërojnë sot Emiljano Shullazin drejt spitalit Nënë Tereza pasi vuan nga një sëmundje e rëndë

Forcat speciale, ato të burgjeve, madje edhe snajperistë do të shoqërojnë eskortën e Emiliano Shullazit sot drejt ambienteve të Spitalit Shtetëror Nënë Tereza, ku i dënuari i regjimit të posaçëm 41 biss, do t’i nënshtrohet një ndëryrje kirurgjikale.

Mësohet se shoqërimi i të dënuarit do të kryhet në orën 10:00 të së premtes nga ambientet e burgut 41 BiSs drejt spitalit “Nënë Tereza” dhe ku policia do të qëndrojë në gatishmëri numër një.

Rreth dy javë më parë, ai u dërgua me urgjencë drejt një spitali privat në Tiranë ku kreu disa analiza të nevojshme që përcaktonin gjëndjen e tij jo të mirë shëndetësore. Shullazi mësohet se është diagnostikuar me një sëmundje të rëndë, e cila mund t’i rrezikojë edhe jetën, shkruan mcn.

Me gjithë insistimin e avokatit që ndëryrja kururgjikale ndaj klientit të tij të kryhej në një spital privat, Drejtoria e Burgjeve i ka refuzuar të gjitha opsionet e servirura duke pranuar vetëm varjanin e një operimi të Shullazit, në spitalin publik shtetëror.

Fakti që në këtë shoqërim të tij nga forca të shumta policore do të përfshihen edhe snajperistë, lidhet edhe me dyshimet e një atentati apo arratisje të tij. Në janar të 2015 Shullazi i shpëtoi një atentati pranë Rugës së Kavajës në Tiranë.

Ai do të arrestohej një vit më pas, në prill të 2016, me urdhër të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, si i dyshuar për “pjesëmarrje në grupe të strukturuara kriminale” dhe vrasje. Ndaj tij pritet të kërkohet edhe dënimi me burgim të përjetshëm.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ndahet nga jeta aktori i madh Koço Qëndro, ikona e teatrit shqiptar u shua...

0
Është ndarë nga jeta në moshën 99-vjeçare aktori i njohur i teatrit të Korçës dhe një nga figurat më të spikatura të skenës dhe...

Zjarri masiv në Spanjë, 45 mijë banorë urdhërohen të mos dalin nga shtëpitë

0
Rreth 45 mijë banorëve në verilindje të Spanjës u është kërkuar të qëndrojnë brenda banesave për shkak të tymit të dendur të shkaktuar nga...

IGJEO jep alarmin: Rrezik i lartë për zjarre në Lezhë, Durrës dhe Fier, nesër...

0
Instituti i Gjeoshkencës (IGJEO) ka paralajmëruar se gjatë ditës së sotme dhe nesër në disa qarqe të vendit do të ketë rrezik të shtuar...

“Me të dyja kam pasur një histori”/ Keijsi Hyseni flet për Stelina Kurinën dhe...

0
Ish-banori i “Big Brother VIP Albania”, Keijsi Hyseni, ishte i ftuar në emisionin “Top Arena”, ku u përball me pyetje rreth jetës së tij...

Tre vatra të reja zjarri përfshijnë Lezhën, flakët rrezikojnë banesat në Pllanë

0
Pas zjarrit të regjistruar më herët në malin e Shëngjinit, gjatë ditës së sotme janë shfaqur edhe tre vatra të tjera zjarri në qarkun...