22.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Foto/ Lëvizja “Shqipëria Bëhet” kërkon transparencë për rastin e policit Azbi Spahiut

Lëvizja “Shqipëria Bëhet”, së bashku me aktivistë dhe qytetarë, zhvilloi dje një protestë për të kërkuar transparencë mbi rastin e punonjësit të policisë, Azbi Spahiu, i cili sipas raportimeve, tentoi vetëvrasjen për shkak të presionit psikologjik gjatë ushtrimit të detyrës.

Protesta nisi në Sheshin “Skënderbej” dhe vijoi me një marshim drejt Ministrisë së Brendshme, ku qytetarët iu bashkuan një tjetër grupimi që protestonte për të njëjtën çështje.

Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka bërë thirrje për një hetim të plotë dhe të pavarur mbi këtë rast, duke kërkuar që institucionet përgjegjëse të japin llogari dhe të sigurojnë një mjedis të drejtë dhe të sigurt për punonjësit e policisë.

Lëvizja ka deklaruar se do të vazhdojë të mbështesë çdo kauzë që lidhet me të drejtat e qytetarëve dhe transparencën institucionale, duke e konsideruar këtë një prioritet të pandërprerë në misionin e saj për një Shqipëri më të drejtë dhe më të ndershme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sulm kibernetik masiv trondit futbollin botëror, publikohen mijëra të dhëna konfidenciale

0
Një nga shkeljet më të mëdha të sigurisë digjitale në historinë e sportit ka goditur futbollin ndërkombëtar, duke ekspozuar mbi 150 mijë dokumente personale...

Ngërç për presidentin në Kosovë, LVV akuzon opozitën për mungesë propozimesh

0
Çështja e zgjedhjes së presidentit në Kosovë vijon të mbetet e bllokuar, për shkak të mungesës së një marrëveshjeje mes forcave politike. Deputetja e Lëvizja...

Lapaj akuza të forta për naftën: ‘Del si ujë në Kuçovë, por shqiptarët paguajnë...

0
Kreu i Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, ka ngritur shqetësime të forta për menaxhimin e sektorit të naftës në vend, duke e cilësuar situatën...

Shqiptari gjendet i pajetë në Greqi, dyshime për vrasje

0
Një 42-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në një stallë në zonën e Mesinisë, pranë Kalamata, duke ngritur dyshime për një ngjarje kriminale. Sipas mediave...

KLSH ‘ngre alarmin’ për Bashkinë e Vlorës: miliona lekë të paarkëtuara, shkelje në tenderë...

0
Bashkia e Vlorës është përballur me një sërë problematikash serioze në menaxhimin financiar dhe zbatimin e ligjit, sipas raportit vjetor të Kontrollit të Lartë...