21.7 C
Tiranë
Sunday, July 12, 2026

Fotot dhe videot e publikuara u bën shkak për arrestimin e bashkëshortit miliarder/ Angela Martini fshin të gjitha “story-t” dhe lokacionet nga fotografitë e saj

Të tjera detaje dalin në dritë nga arrestimi i burrit biznesmen të modeles shqiptar, Angela Martini. Dragos Savulescun u arrestua në Mykonos, teksa po bënte pushime luksoze me shqiptaren.

Sipas medias rumune G4Media.ro, disa foto dhe video të publikuara në Instagram nga Angela dhe një shoqe e saj, modelja italiane Marica Pellegrinelli, nga ishulli grek i Mykonos, ku mund të shihej edhe Dragoș Săvulescu, bën që miliarderi të arrestohej.

Savulescu ishte shpallur në kërkim nga autoritetet rumune, pasi ishte dënuar për përvetësim të fondeve publike. Ka qenë modelja shqiptare ajo që ka zbuluar herë pas here foto, ku shihej edhe bashkëshorti i saj.

Tashmë Angela Martini ka fshirë të gjitha “story-t” dhe lokacionet nga fotografitë e saj.

Dragoș Savulescu, në fillim të vitit 2019 u arrestua dhe u dënua me 5.5 vjet burg për përvetësim, së bashku me ish-kryebashkiakun e Konstancës dhe të pandehur të tjerë që u shpallën fajtorë për përvetësimin e një totali prej 114 milionë eurosh.

Urdhri i arrestit për Savulescu u lëshua nga Interpoli me kërkesë të autoriteteve rumune për pjesëmarrje në një organizatë kriminale dhe për mashtrim kundër shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...