29.8 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Françeska Murati nis një kapitull të ri: Postim misterioz me buqetë trëndafilash ndez kureshtjen e fansave

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania 3”, Françeska Murati, duket se po nis një fazë të re në jetën personale, pas spekulimeve për fundin e martesës së saj.

Së fundmi, Françeska publikoi disa foto në rrjetet sociale ku shfaqet e buzëqeshur në makinë, pranë një buqete të madhe me trëndafila rozë. Megjithëse nuk ka zbuluar identitetin e personit që qëndron pas këtij gjesti, mbishkrimi i postimit sugjeron një fillim të ri sentimental. “Kur një derë mbyllet, një tjetër derë më e mirë hapet. Ndjehem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar ndonjëherë dhe më shumë,” shkruan ajo.

Gjatë eksperiencës televizive, Françeska ruajti privatësinë e jetës familjare, duke mos komentuar për bashkëshortin e saj. Megjithatë, veprime si shpërngulja në Tiranë së bashku me djalin dhe deklarata e saj virale “ai nuk do të gjejë kurrë më mirë se unë” sugjeruan ndarje të përhershme.

Tani, Françeska duket se po e lë pas të shkuarën dhe po shijon një periudhë më pozitive, duke ndarë me ndjekësit një pjesë të lumturisë së saj personale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...