20.7 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

FTL hap sot ankand të ri për blerje energjie, çmimi në bursa 219 euro/MWh

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) pjesë e OSHEE Group do të hapë këtë të hënë një procedurë te re ankandi për sigurimin e sasisë së energjisë për konsum në vend gjatë tetorit. Ankandi parardhës ishte ai i 4-10 tetor kur FTL importoi energji në një vlerë financiare prej 13 milionë eurosh me një çmim rekord prej 233 euro/MWh çmimi më i lartë me të cilin vendi ka siguruar ndonjëherë energji.

Në Bursën Hungareze çmimi i energjisë në pik për këtë të hënë( 11 tetor) ishte 219.52 euro MWh me një ulje të lehtë në raport me çmimet e datës 10 kur në pik energjia u shit me 227.18. Çmimi mesatar për të dyja ditët u luhat në 192 euro/MWh. Ankandi i fundit i FTL vjen vetëm dy ditë pas publikimit të planit të qeverisë per t’i blerë ballë situatës së krijuar me energjinë jo vetëm në Shqipëri por edhe më gjerë.

Kryeministri deklaroi gjatë daljes së tij para mediave se biznesi i vogël dhe konsumatori familjar do të jenë të mbrojtur. Ai nënvizoi se janë të paktën tre pika që parashikohen përmes planit ku ndër të tjera sigurimi pa ndërprerje i energjisë dhe mbrojtja e kategorive më vulnerabël. Për OSHEE u vendos në dispozicion nje vlerë prej 100 milionë eurosh për të përballuar importet këtë vit dhe 100 milionë të tjera për vitin e ardhshëm. Aktualisht vendi është nën emergjencën e shpallur të furnizimit me energji.

“Shoqëritë “KESH”, sh.a., “OST”, sh.a., dhe “OSHEE Group”, sh.a., të pezullojnë planet e investimeve, përveç investimeve të domosdoshme për ushtrimin e veprimtarisë. Këto shoqëri të koordinojnë ushtrimin e aktivitetit, në përputhje me udhëzimet e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, me qëllim garantimin e pandërprerë të energjisë elektrike. Ngarkohet ministri i Financave dhe Ekonomisë që të sigurojë mekanizmat e duhur financiarë, me qëllim mundësimin e importit të energjisë për sigurimin e furnizimit të pandërprerë të energjisë elektrike.

Gjendja e emergjencës në furnizimin me energji elektrike i shtrin efektet deri më 15 prill 2022” thuhet në vendimin e qeverisë.

Emergjencat në sektorin energjrtik parashikohen edhe në nenin 90 të ligjit “Për sektorin e energjisë elektrike” duke vendosur një mënyrë të re koordinimi mes kompanive te sistemit të energjisë ku parësore është sigurimi i sasisë së nevojshme të energjisë për konsum. Po kështu edhe ngritja e një grupi pune që menaxhon gjithë situatë.

 

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...