9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Fundoset gomonia me emigrantë në Kanalin Anglez, Sekretarja e Brendshme shprehet e shqetësuar

Sekretarja e Brendshëm e quan incidentin me varkë “shqetësues”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Suella Braverman i është përgjigjur incidentit të mëngjesit të sotëm në Kanal, duke shtuar se po mbahet “vazhdimisht e përditësuar” për situatën.

“Jam në dijeni të një incidenti shqetësues në Kanal këtë mëngjes dhe jam duke u përditësuar vazhdimisht, ndërkohë që agjencitë përgjigjen dhe përcaktojnë urgjentisht faktet e plota. Mendimet e mia të përzemërta janë me të gjithë ata që janë përfshirë,”-tha Suella Braverman.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur një ditë pasi kryeministri Rishi Sunak njoftoi një plan me 5 pika për të ndaluar kalimet e paligjshme. Por “zgjidhja” që ai kishte gjetur për të ndaluar emigrantët u cilësua si “e tmerrshme dhe groteske” nga organizatat bamirëse dhe “Amnisty International” me faktin se nuk kishte rrugë të sigurta për të kërkuar azil, ndaj edhe ndodhnin kalimet me barka.

Po ashtu, ky është rasti i dytë që ndodh diçka e tillë, pasi ka pak më shumë se një vit që kur 32 njerëz vdiqën kur varka e tyre u mbyt në Kanal. Këtë vit kanë ardhur pothuajse 45,000, më shumë se në çdo vit tjetër të regjistruar

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...