18.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Garë e fortë për kreun e PD-së në Elbasan, 4 nga 5 kandidatët doktorë shkencash

Sot mbahen zgjedhjet për kreun e ri të Partisë Demokratike në Elbasan, të cilat janë organizuar nga Komisioni i Rithemelimit, dhe kundërshtuar nga pjesa tjetër e demokratëve.

Në këto zgjedhje, raporton gazetarja e Fax News Entela Duka, shihet një rivalitet i fortë mes 5 kandidatëve Blendi Himçi, Eliona Gremi, Elior Vila, Sonila Daiu  dhe Klodiana Çapja. Ajo që bie në sy është që katër kandidatët kryesorë janë pedagogë të nderuar që mbajnë titullin Doktor Shkencash.

Blendi Himçi 45 vjeç, Doktor Shkencash në Drejtësi, i diplomuar në Itali, aktualisht pedagog i së Drejtës në Universitetin e Elbasanit dhe mjaft i njohur në fushën e avokatisë. Mbart një karrierë të gjatë politike duke mbajtur dhe postin e këshillit  të qarkut Elbasan.

Eliona Gremi, 40 vjeç, Doktore Shkencash në Finance dhe pedagoge e Universitetit të Elbasanit. Diplomuar si ekselente ka mbajtur dhe detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Financës dhe Kontabilitetit.

Elior Vila, 43 vjeç, Doktor Shkencash në Informatikë, aktualisht pedagog në Universitetin e Elbasanit ku mban dhe pozicionin e Përgjegjësit të Departamentit të Informatikës. Ka kryer studime të thelluara në Teknologjinë e Informacionit në Gjermani.

Sonila Daiu, 41 vjeç, Doktore Shkencash në Komunikim dhe Anglisht. Pedagoge mjaft aktive në qarqet akademike të Shqipërisë. Gjithashtu dallohet për aktivizim të shpeshtë në fushatat e Partisë Demokratike.

Klodiana Çapja kandidatja më e re. Pjesë aktive prej 13 vitesh  e forumit Rinor të partisë Demokratike. Aktive gjithashtu në fushatën elektorale të 25 prillit  dhe organizimeve dhe protestave të opozitës.

Këtë të shtunë do të zhvillohen zgjedhjet në 10 prej degëve të Partisë Demokratike, për kryetarët e rinj të kësaj force politike.

Pavarësisht përplasjeve të brendshme, Komisioni i Rithemelimit ka vijuar me procesin në bazë, edhe pse ndërprerja e zgjedhjeve është një prej kushteve që pala që kryesohet nga Alibeaj, ka vendosur për bashkimin.

Sot do të zgjidhen kryetarët e PD-së për Kuçovën, Skraparin, Elbasanin, Tropojën, dhe disa degë në Tiranë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...