27.7 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Gazetarët nisin protestën në mbrojtje të Klevin Mukës që u përjashtua nga kryeministri

Rrjeti i Gazetarëve të Sigurt, i cili vepron në Prishtinë, Shkup, Sarajevë, Zagreb, Beograd, Podgoricë dhe Tiranë, ka reaguar lidhur me qëndrimin që Edi Rama mbajti ndaj gazetarit të A2CNN Klevin Muka. Në një deklaratë rrjeti shpreh shqetësim se çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Safe Journalists: Kryeministri i Shqipërisë e ndaloi gazetarin të marrë pjesë në konferenca shtypi

Të premten e kaluar, më 1 korrik, gjatë një konference për shtyp me gazetarë, Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i tha Klevin Mukës, gazetar i stacionit televiziv A2 CNN (degë e CNN në Shqipëri) se nuk lejohet të marrë pjesë në asnjë konferencë tjetër për shtyp të Kryeministër për tre muajt e ardhshëm dhe se duhet të dërgohet në “riedukim” për atë që Rama e konsideron sjellje joetike nga ana e gazetarit.

Klevin Muka pyeti ministren Olta Xhaçka për konfliktin e saj të interesit si ministre me bashkëshortin e saj si investitor strategjik i qeverisë shqiptare në sektorin e turizmit. Rama nuk e la Ministren të përgjigjej, përkundrazi e cilësoi publikisht gazetarin si të pamirpritur në konferencat e rradhës.

Përfaqësuesja e Rrjetit të Gazetarëve të Sigurt në Shqipëri Blerjana Bino shpjegoi se është hera e dytë që Rama vepron në këtë formë me gazetarët gjatë konferencave për shtyp kur nuk i pëlqen pyetja.

“Kryeministri ia mohoi gazetarit të drejtën për të marrë një përgjigje adekuate për një pyetje me interes publik. Pyetja e Kelvinit, nëse do t’i jepej përgjigje, do t’i kishte lënë ministres Xhaçka dhe kryeministrit një dritare për të hedhur dritë mbi çështjen e konfliktit të interesit dhe do t’i jepte publikut më shumë transparencë për çështjen në fjalë. Në vend të kësaj edhe një herë tjetër, kryeministri zgjodhi arrogancën ndaj transparencës dhe mbylljen e derës për gazetarët, veçanërisht ata të mirë”, tha Blerjana Bino për këtë rast.

Bino shprehu shqetësim edhe për mungesën e solidaritetit të gazetarëve gjatë konferencës.

“Megjithatë, tani komuniteti i medias dhe organizatat e pavarura dhe OSHC-të po mblidhen krah Klevin në një përpjekje për të mbështetur gazetarinë kritike dhe cilësore të pavarur. Na duhet patjetër më shumë solidaritet mes gazetarëve në Shqipëri dhe aleanca më të gjera për lirinë e medias”, përfundoi Bino.

Çdo sulm ndaj gazetarëve është sulm ndaj interesit publik, demokracisë dhe të drejtave të të gjithë qytetarëve.

Prishtinë, Shkup, Sarajevë, Zagreb, Beograd, Podgoricë.
Tiranë, 4 korrik 2022

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...