25.4 C
Tiranë
Sunday, June 21, 2026

Gazetari suedez lirohet pas burgimit në Turqi për akuza ndaj presidentit Erdogan

Gazetari suedez Joachim Medin, i arrestuar në Turqi më 27 mars dhe i dënuar për “fyerje të Presidentit turk” Recep Tayyip Erdogan, u lirua sot, njoftoi kryeministri suedez Ulf Kristersson. Medin është nisur drejt Suedisë dhe pritet të mbërrijë brenda pak orësh, sipas deklaratës së Kristersson në rrjetin social X.

“Puna e vazhdueshme, në qetësi relative, ka dhënë fryte,” shkroi kryeministri suedez, duke falënderuar homologët evropianë për mbështetjen në procesin e lirimit.

Medin, 40 vjeç, punon për gazetën suedeze Dagens ETC dhe u arrestua gjatë mbulimit të protestave në Stamboll pas arrestimit të kryebashkiakut Ekrem Imamoglu. Në fund të prillit, ai u dënuar me 11 muaj burg me kusht për “fyerje të presidentit”, por vazhdoi të mbahej në burg për shkak të akuzave për “pjesëmarrje në organizatë terroriste”.

Gazetari ka mohuar të gjitha akuzat dhe sipas autoriteteve turke, ai u ndjek penalisht pasi dyshohet se mori pjesë në një protestë të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit në Stokholm në janar 2023. Lirimi i tij shënon një moment të rëndësishëm në marrëdhëniet mes Suedisë dhe Turqisë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Mrekullia e Curaçaos” në Botëror, ndal Ekuadorin dhe shkruan historinë me pikën e parë...

0
Një rezultat historik është regjistruar në Kupën e Botës 2026, teksa Curaçao ka siguruar pikën e parë në historinë e pjesëmarrjeve të saj në...

Konflikti mes fqinjëve përfundon në tragjedi, 25-vjeçari dyshohet se vrau me thikë 60-vjeçarin në...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e së shtunës qytetin e Rrogozhinës, ku një konflikt mes dy fqinjëve ka përfunduar me humbjen e...

Dyshime serioze në vdekjen e 11-vjeçares në Francë, ADN e një 41-vjeçari nën hetim...

0
Të dhënat paraprake të ekspertizës mjeko-ligjore në rastin e 11-vjeçares Liana, e cila u gjet e pajetë në rajonin Gers, kanë ngritur dyshime serioze...

‘Shkoi të merrte një karikues telefoni për dasmën e mikut’ – 28-vjeçari britanik humb...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shqipëri, ku një burrë nga Hendon i Londrës ka humbur jetën pas një aksidenti rrugor, teksa kishte ardhur...

SPAK godet sektorin e ndërtimit: kontrollohen 17 biznesmenë dhe mbi 30 kompani – nën...

0
Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka ushtruar deri më tani kontrolle ndaj 17 biznesmenëve dhe mbi 30 kompanive që operojnë në sektorin e ndërtimit, në...