26.6 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Gerti Bogdani, ish-deputeti i PD-së, ndërron jetë në moshën 45-vjeçare

TIRANË – Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Gerti Bogdani, ka ndërruar jetë mesditën e sotme si pasojë e një arresti kardiak. Burime nga urgjenca e QSUT-së raportojnë se Bogdani, 45 vjeç, ka mbërritur në spital pa shenja jete dhe përpjekjet për ta risjellë në jetë nuk kanë pasur sukses.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Tiranës, Bogdani është gjetur pa ndjenja në ambientet e një hoteli në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe ka ndërruar jetë gjatë transportit për në spital. Në deklaratën e tyre, autoritetet shtuan: “Nga veprimet e kryera paraprakisht, dyshohet se vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale.”

Bogdani ishte i martuar me aktivisten e njohur Edlira Çepani dhe ishte baba i dy fëmijëve, Ajra dhe Reinart.

Kush ishte Gerti Bogdani?

Gerti Bogdani, i lindur më 7 korrik 1980 në Tiranë, ishte një figurë e shquar në politikën shqiptare. Ai u arsimua në shkollën e mesme “Harry Fultz”, ku doli me rezultate të shkëlqyera dhe u shpërblye me “Medalje Ari”. Studimet e larta i vijoi në Universitetin Politeknik të Neë York-ut, ku u diplomua me “Nderimet më të Larta” (Summa Cum Laude), dhe fitoi çmimin “Outstanding Graduate Award” – gjithashtu “Medalje Ari”.

Pas kthimit në Shqipëri, Bogdani nisi karrierën e tij akademike në Universitetin e Neë Yorkut – Tiranë, dhe themeloi Rrjetin e Studentëve Shqiptarë në Botë.

Karriera e tij politike filloi në vitin 2007, kur kandidoi për Kryetar të Njësisë Bashkiake nr. 10 në Tiranë dhe fitoi garën. Po ashtu, ai shërbeu si zëdhënës politik i Partisë Demokratike. Në zgjedhjet parlamentare të vitit 2009, Bogdani u bë deputeti më i ri i Kuvendit të Shqipërisë.

Në vitin 2019, ai u zgjodh anëtari më i votuar i Kryesisë së PD-së, dhe në 2022 garoi në primaret e PD-së për të qenë kandidat për zgjedhjet vendore të Tiranës në 2023.

Gerti Bogdani njihej si një mbështetës i fortë i nismave qytetare dhe politike, dhe një personalitet me integritet të lartë, i përkushtuar ndaj familjes dhe komunitetit që përfaqësonte. Ai kontribuoi në mbrojtjen e trashëgimisë dhe vlerave të Tiranës, si dhe ishte aktiv në mbështetjen e demokracisë dhe lirisë në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...