32.8 C
Tiranë
Thursday, June 25, 2026

Gjermania ka pranuar më shumë se 850,000 njerëz nga Ukraina/ Ministrja e Brendshme: “Veproi më mirë me refugjatët ukrainas se sa me sirianët”

Gjermania ka vepruar më mirë në pritjen e refugjatëve nga Ukraina sesa gjatë valës së ardhjeve nga Siria e shkatërruar nga lufta në vitin 2015, sipas ministres së Brendshme, Nancy Faeser.

Gjermania ka pranuar më shumë se 850,000 njerëz nga Ukraina – kryesisht gra dhe fëmijë – që nga 24 shkurti kur nisi pushtimi rus.

Vendi është kritikuar megjithatë për trajtimin e refugjatëve evropianë ndryshe nga ata që ikën nga konflikti në Lindjen e Mesme ose më gjerë.

“Ne kemi bërë shumë gjëra shumë më mirë se sa kemi bërë gjatë lëvizjes së fundit të refugjatëve më 2015,” tha Faeser në një intervistë, duke shtuar se “një numër tepër i lartë i qytetarëve” i ishin bashkuar përpjekjeve të qeverisë për të ndihmuar në pranimin e njerëzve.

Ajo përshkroi aftësinë “e shpejtë dhe joburokratike” të të gjitha shteteve evropiane për të pranuar refugjatët nga Ukraina si një “sukses historik.”

“Kjo ishte një arritje e madhe dhe unanime gjithashtu. Ishte e vështirë për t’u arritur,” vuri në dukje ajo.

Gjermania dhe Evropa po marrin gjithashtu hapa të mëtejshëm për të ndihmuar refugjatët nga rajone të tjera, tha ministrja.

“Ne jemi duke përmbushur përgjegjësinë tonë humanitare. Në Gjermani, kjo përfshin dhënien e qasjes të të gjithë të ardhurve të rinj në kurset e integrimit,” tha ajo, duke theksuar rëndësinë e transmetimit të vlerave dhe gjuhës së Gjermanisë edhe për ata që qëndrojnë vetëm përkohësisht në vend.

Kjo tashmë ishte bërë e mundur për afganët që kishin ikur në Gjermani, vuri në dukje ministrja. Lufta në Ukrainë deri më tani ka prodhuar miliona refugjatë që janë shpërndarë në vende të ndryshme të botës. /Rel

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rama alarmon socialistët: “Mjaft me ekrane, zbrisni urgjentisht në terren!” – Kritika edhe për...

0
Kryeministri Edi Rama ka kërkuar një ndryshim të menjëhershëm të mënyrës së funksionimit të Partisë Socialiste në terren, duke u dhënë porosi drejtuesve politikë...

Horoskopi ditor, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell energji të re dhe dëshirë për të vepruar. Një mundësi interesante në punë ose në jetën personale mund të kërkojë një...

Parashikimi I motit, e Enjte, 25 Qershor 2026

0
Për 25 qershorin, moti në Shqipëri pritet të jetë kryesisht i kthjellët dhe i nxehtë, me temperatura të larta në shumicën e territorit. Në...

Lëvizje në Portin e Sarandës/ Largohet Admir Malaj, emërohet Gjergji Mërkuri në krye të...

0
Ndryshime në drejtimin e Portit Detar të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, Admir Malaj është larguar nga detyra e drejtorit të portit, ndërsa në vend...

“Nuk e preka dhe nuk e pashë të binte” – Shqiptari 25-vjeçar arrestohet pas...

0
Një polic italian ka humbur jetën në Milano gjatë një ndjekjeje me shpejtësi të lartë të një automjeti që ishte larguar nga një postbllok...