26.5 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Gjermania nuk e njeh Bashën si kryetar të PD-së, zyrtari i lartë shmang takimin me të dhe Berishën

Në një kohë që një politikan gjerman ndodhet në Tiranë, si një përpjekje e jashtme për bashkimin e PD-së, të tjera detaje bëhen publike nga selia blu.

I dërguari i Posaçëm i sapoemëruar i qeverisë gjermane për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Manuel Sarrazin do të zhvillojë sot vizitën e tij të parë zyrtare në Tiranë.

Në axhendën e tij ka parashikuar një sërë takimesh që nisin me kryeministrin  Rama. Por ajo që bie në sy është fakti se për herë të parë një përfaqësues ndërkombëtar shmang takimin me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke zgjedhur të takojë nënkryetarin e kësaj partie, njëherësh dhe kreu i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj.

Në axhendën e të dërguarit të posaçëm të qeverisë gjermane, bie në sy dhe një tjetër element i rëndësishëm.

Për herë të parë që prej shpalljes non grata të ish-kryeministrit Berisha nga Departamenti Amerikan i Shtetit, një zyrtar i huaj takon një përfaqësues të Foltores.

Sarrazin do të takojë Genc Pollon. Axhenda e të dërguarit gjerman ka parashikuar orën 16:30 për takimin me Pollon dhe Alibeajn.

Nuk dihet nëse Sarrazin do ti takojë të dy njëkohësisht apo veç e veç. Ndërkohë në Tiranë ndodhet me kërkesë të Bashës politikani gjerman, Elmar Brok, i cili po tenton të luajë rolin e negociatorit mes palëve të së djathtës, duke zhvilluar disa takime të nivelit të lartë në Tiranë, qoftë me Berishën apo me Topallin, dy ish-eksponentë të lartë të Partisë Demokratike.

Në fakt në ndryshim nga Basha, që e ka prezantuar Brok si përfaqësues të sjellë nga Partitë Popullore Europiane, burime bëjnë me dije për Faxëeb.al, se PPE nuk e kanë pranuar zyrtarish një negociim të tillë.

Basha iu ka thënë deputetëve që i kanë dalë së fundi se ish-anëtari i Parlamentit Europian për afro 40 vite është në statusin e negociatorit zyrtar. Një gjë e tillë u përgënjeshtrua dje dhe nga deputeti i pozicionuar pranë Komisionit të Rithemelimit Belind Këlliçi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...