36.1 C
Tiranë
Sunday, August 30, 2026

Gjermania po bën lëvizje drastike,në panik për pagesën e gazit në rubla

Ministri gjerman i Ekonomisë dhe Zëvendës Kancelari Robert Habek njoftoi se niveli i paralajmërimit të hershëm për dërgesat e gazit do të jetë në fuqi në atë vend, pasi Moska ende kërkon pagesën në rubla.

Kjo lëvizje është e para nga tre nivelet e paralajmërimit dhe përfshin krijimin e një ekipi krize që do të merret me situatën e tensionuar në furnizimin me gaz. Magazina gjermane e gazit aktualisht është e mbushur me rreth 25 përqind të kapacitetit, tha Habek.

“Aktualisht nuk ka mungesë në furnizim. Megjithatë, ne duhet të rrisim masat paraprake për të qenë gati në rast të përshkallëzimit nga Rusia”, shpjegoi Habek.

Ministri i Ekonomisë u bëri thirrje kompanive dhe individëve që të përpiqen të reduktojnë sa më shumë konsumin e energjisë, sepse Gjermania po përpiqet të heqë qafe varësinë e saj nga gazi rus.

Javën e kaluar, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se vendi i tij do të furnizonte me gaz Gjermaninë dhe “shtetet e tjera armike” vetëm nëse ato paguanin në rubla, në mënyrë që të mbështesin një monedhë që është dobësuar për shkak të sanksioneve perëndimore.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...