34.6 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

GJKKO zbardh detaje nga hetimet për Erion Veliajn: Lidhjet financiare mes “Harabel”, “ONE” dhe kompanisë së vëllait të kryebashkiakut

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka zbardhur detaje të reja nga hetimet për kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe familjarët e tij.

Sipas vendimit, rezulton se organizata “Harabel” e Ajola Xoxës financohej nga kompania e telekomunikacionit “ONE”, e cila përfitonte fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Në të njëjtën kohë, kjo kompani ishte kliente e “Gogel” sh.p.k., në pronësi të Arbër Veliajt, vëllai i kryebashkiakut.

“Nga komunikimet gjithashtu rezulton se ‘Harabel’ financohet nga ‘ONE’, e cila përfiton fonde publike nga Bashkia e Tiranës. Kjo kompani është gjithashtu kliente e kompanisë ‘Gogel’ sh.p.k., që është në pronësi të Arbër Veliajt. Ky fakt evidentohet në komunikime ku përmendet lëshimi i faturave për një sponsorizim prej 5.000 eurosh nga ‘ONE’ për ‘Harabel’ dhe për një pagesë tjetër nga Albtelekom për OJF ‘BYL-A’,” thuhet në vendim.

Gjithashtu, në komunikime del se punonjësit e përfshirë në këto transaksione nuk kanë pasur qartësi mbi përshkrimin e pagesave në faturat e tyre, duke ngritur dyshime mbi transparencën e tyre.

Hetimet për Erion Veliajn dhe rrjetin e financimeve të lidhura me të vijojnë, ndërsa pritet të ketë zhvillime të tjera në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...