34.6 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Guardiola paralajmëron Manchester City-n: “Real Madridi, më i rrezikshëm kur është në vështirësi”

Trajneri i Manchester City-t, Pep Guardiola, ka kërkuar nga skuadra e tij që të jetë shumë e kujdesshme ndaj Real Madridit, duke e cilësuar si një ekip që bëhet edhe më i rrezikshëm kur përballet me vështirësi.

“Qytetarët” do të presin “Los Blancos” në stadiumin “Etihad” të martën në mbrëmje, në sfidën e parë të raundit eliminator të Ligës së Kampionëve. Kjo është hera e katërt radhazi që dy ekipet përballen në këtë fazë të kompeticionit, që nga viti 2020.

Në konferencën për shtyp përpara takimit, Guardiola u shpreh:
“Jemi përballur shpesh me ta dhe e dimë se në momentet më të vështira ata japin më të mirën e tyre! Duhet të bëjmë dy ndeshje të mira që të kualifikohemi!”

Reali nuk do të ketë të disponueshëm për këtë përballje mbrojtësit Carvajal, Rüdiger, Militão dhe Alaba, një mungesë e rëndësishme për skuadrën e Ancelottit. Megjithatë, Guardiola pranoi se sulmuesit e madrilenëve janë të jashtëzakonshëm dhe shumë të zotë me topin, duke theksuar se ndalja e tyre do të jetë një sfidë e vështirë.

Ndërkohë, Manchester City ndodhet në një pozitë jo të favorshme në Premier League, ku renditet në vendin e pestë, me 15 pikë më pak se Liverpool-i kryesues. Për këtë arsye, Guardiola dhe skuadra e tij do të përqendrohen maksimalisht në Champions League, duke synuar një fitore të rëndësishme në përballjen e parë ndaj Realit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...