27.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Gjykata e Apelit i heq administrimin Aeroportit të Vlorës Behgjet Pacollit: Valon Ademi merr kontrollin

Konflikti mes aksionarëve të Aeroportit të Vlorës ka marrë një kthesë të rëndësishme ligjore, teksa Gjykata e Apelit të Tiranës ka konfirmuar përjashtimin e biznesmenit kosovar Behgjet Pacolli nga administrimi i aeroportit deri në gjykimin në themel të çështjes me Valon Ademin.

Vendimi i marrë dje konfirmon masën e Gjykatës së Shkallës së Parë, e cila kishte pezulluar kompaninë Mabco S.A, nën pronësinë e Pacollit, nga e drejta e votës dhe menaxhimit të shoqërisë koncesionare Vlora International Airport. Si pasojë, administrimi i aeroportit kalon në duart e Ademit.

Konflikti mes dy aksionarëve shpërtheu publikisht verën e vitit të kaluar mbi aksionet e aeroportit, por situata u komplikuar nga një kredi e marrë nga Mabco. Sipas dokumenteve, kompania e Pacollit kishte marrë një kredi prej 100 milionë eurosh nga fondi investues guackë Delphos Compartment Bernina në Luksemburg. Kredia detyronte Aeroportin e Vlorës të figurojë si huamarrës shtesë, duke lënë fluksin e të ardhurave nga aeroporti peng të fondit.

Biznesmeni Valon Ademi akuzoi Pacollin për veprime në fshehtësi dhe në kundërshtim me ligjin. Ai i drejtoi padinë Gjykatës së Shkallës së Parë, kërkuar përjashtimin e Pacollit nga vendimmarrja dhe pezullimin e votës derisa çështja të shqyrtohet në themel. Gjykata vendosi në favor të Ademit, duke bllokuar ndërhyrjen e Pacollit në administrim.

Pas vendimit, Pacolli reagoi publikisht, duke deklaruar se po i merrej kompania, pavarësisht se zotëronte 98% të aksioneve të Mabco-s. Megjithatë, Apeli la masën në fuqi, duke konfirmuar dyshimet e Ademit dhe duke bllokuar mundësinë që Aeroporti i Vlorës të përdorej si kolateral për kredisë së Delphos, fond i akuzuar nga Ademi për lidhje me interesat ruse.

Situata mbetet e tensionuar, ndërsa vendimi i Apelit rrit presionin mbi Pacollin dhe vendos një precedent për mënyrën e përdorimit të fondeve të jashtme dhe kredive në kompanitë koncesionare në Shqipëri.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...