27.5 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Gjykata e Apelit lë ne fuqi arrestin në shtëpi për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit

Gjykata e Apelit ka vendosur të mbajë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça. Apeli ka konfirmuar masën e ‘arrestit në shtëpi’ për Muçën, duke e refuzuar kërkesën e tij për të vazhduar hetimet në gjendje të lirë, duke argumentuar se nuk ka kryer shkelje të ligjit.

Muça akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS gjatë kohës së tij si drejtor IT në Policinë e Shtetit. Prokuroria e Tiranës njoftoi marrjen në hetim të tij më datën 9 prill për veprën penale “Hyrje e paautorizuar kompjuterike”.

Pas kësaj, ai u shkarkua nga detyra e tij nga drejtori i përgjithshëm, Muhamet Rrumbullaku. Për këtë çështje, është ngritur një Komision Hetimor Parlamentar, në të cilën dëshmoi edhe Muça pa praninë e kamerave. Ai u thirr në SPAK për të dëshmuar më 12 prill, ku para mediave deklaroi se është i pafajshëm, pasi sipas tij ka vetëm spekulime mediatike dhe ka kryer vetëm detyrën e tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...