33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

SPAK zbulon autorët e hedhjes së eksplozivit në Hotelin “Victoria” në Tiranë

SPAK zbulon dhe autorët e hedhjes së eksplozivit në hotelin “Victoria” në Tiranë, një ngjarje e ndodhur më 30 maj 2020. Hotel “Victoria” është në pronësi të Luan Matës, babait të akuzuarit si bosi i kokainës, Ervin Mata, i cili është në kërkim pasi akuzohet për trafik droge dhe planifikim vrasjesh. Në këtë ngjarje u arrestua edhe ish zv/drejtori i policisë së Tiranës, Erzen Breçani.

Sipas SPAK, Ramazan Raja, nipi i ish-deputetit të PS-së, Ramazan Rraja akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

Gjithashtu, u zbulua se i pandehuri Ramazan Rraja është njëri nga personat që ka kërkuar dhe siguruar një automjet, duke përdorur njohjet e tij shoqërore në Durrës. Më pas, ai dërgoi një nga të afërmit e tij për të marrë këtë automjet dhe për të realizuar hedhjen e sasisë së lëndës eksplozive në hotelin “Victoria” në Tiranë, një ngjarje e ndodhur më datë 30 maj 2020, ora 22:35. Lidhur me këtë episod, i pandehuri Ramazan Rraja akuzohet se ka kryer veprën penale në bashkëpunim me të pandehurit Plaurent Dervishaj dhe Juljan Mecaj.

Nga shpërthimi i 30 majit, për fat të mirë, nuk pati të lënduar, vetëm dëme materiale.

Ish-anëtari i bandës së Durrësit, Julian Meçaj, është arrestuar në shkurt 2024 nga policia në Dubai.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...