9.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Ministri i Mbrojtjes: Situata nga zjarret në Selenicë e rënduar por vatrat janë vënë ne kontroll

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vëngu, në një postim në rrjetet sociale, ka bërë me dije se situata nga zjarret në vendin tonë vazhdon të jetë e rënduar, por përpjekjet për të kontrolluar përhapjen e flakëve po japin rezultate. Vëngu ka vizituar nga afër situatën në Bashkinë e Selenicës dhe ka raportuar se pas një nate të tërë përpjekjesh, strukturat operacionale të Emergjencave Civile, në nivel lokal dhe qendror, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në këtë zonë.

Në postimin e tij, Vëngu thekson se rreziku për banesat është eliminuar, megjithatë, situata do të mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Ai gjithashtu njofton se në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura.

“Pas një nate përpjekjesh e pune të pandërprerë, strukturat operacionale të Emergjencave Civile në nivel lokal dhe qendror, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, kanë arritur të vënë nën kontroll vatrat e zjarrit në bashkinë e Selenicës. Rreziku për banesat është eliminuar, por situata mbetet nën monitorim të vazhdueshëm. Në ndihmë të forcave vendore janë bashkuar edhe dy ekipe zjarrfikësish nga Forcat e Armatosura. Mirënjohje të gjithë efektivëve për punën e tyre heroike në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve,” shkruan ministri Vëngu në postimin e tij.

#TëGatshëmNëÇdoKohë

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...

Tragjedi në Elbasan: 56-vjeçari gjendet i pajetë, dyshohet vetëvrasje me armë zjarri

0
Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e “Urës së Lizës” në Elbasan, ku një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete, dyshohet si...

“Devijova për të shmangur një makinë” – dëshmia e Nikoll Radaçit pas tragjedisë në...

0
Nikoll Radaçi ka dhënë dëshminë e tij lidhur me aksidentin tragjik në Durrës, ku humbën jetën dy fëmijë të mitur. Në deklarimet e tij...