29.1 C
Tiranë
Thursday, June 18, 2026

Gjykata Kushtetuese rrëzon kërkesën e Jamarbër Malltezit për lirim nga arresti në shtëpiak

Dhëndri i ish-kryeministrit Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, do të vazhdojë të qëndrojë në masë sigurie “arrest në shtëpi”. Kërkesa e tij për të dalë nga arresti shtëpiak u shqyrtua nga Gjykata Kushtetuese, e cila e rrëzoi kërkesën për shkak të mungesës së kuorumit të nevojshëm. Kjo ndodhi një javë pas kërkesës së Sali Berishës, e cila gjithashtu u rrëzua nga kjo gjykatë, por më pas ai u liroha nga Gjykata e Posaçme.

Gjykata Kushtetuese shpalli se, për shkak të dorëheqjes së gjyqtares Elsa Toska dhe boshatisjes së vendit të saj, nuk mund të formohej shumica e nevojshme prej 5 gjyqtarësh për të marrë një vendim. Si pasojë, kërkesa e Malltezit për të dalë nga arresti shtëpiak u rrëzua.

Në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese, thuhet se kjo kërkesë u shqyrtua për të shfuqizuar vendimet e mëparshme të Gjykatës së Posaçme për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar dhe të Gjykatës së Apelit, lidhur me hetimin dhe akuza të ndryshme për Jamarbër Malltezin dhe Sali Berishën, të dyshuar për korrupsion dhe pastrim parash.

Malltezi dhe Berisha akuzohen për veprat penale të “Korrupsionit pasiv të funksionarëve të lartë shtetërorë” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale”. Malltezi dyshohet se ka përfituar pasuri të paligjshme duke shfrytëzuar lidhjet me ish-kryeministrin dhe se ka qenë përfshirë në privatizimin e pasurive shtetërore, përfitime të cilat ai i ka marrë përmes ndryshimit të destinacionit të pronave dhe ndërtimit të objekteve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Amnisti për 400 të burgosur, asnjë i SPAK-ut” – Kuvendi në debat, Gogu: Ja...

0
Kuvendi i Shqipërisë zhvillon sot seancën plenare të radhës, ku në qendër të diskutimeve janë procesi i integrimit europian, interpelancat me ministra dhe shqyrtimi...

“Kanë folur për çmimin e tokës në Zvërnec, mos dalim bllof”/ Dosja e SPAK...

0
Sipas Prokurorisë së Posaçme, gjurmët e skemës së dyshuar të pastrimit të parave dhe përfitimit të paligjshëm të pronave shtrihen nga projektet e ndërtimit...

“Nga laboratorët në Kolumbi te portet e Europës”/ Dosja ‘Aruba’: Si funksiononte rrjeti i...

0
Dosja e bujshme e SPAK, e njohur si dosja e “Arubas”, hedh dritë mbi mënyrën se si dy grupet e drejtuara nga Alfredo Hamzaj...

“Trump dhe Pezeshkian mund të firmosin marrëveshjen në Zvicër”/ Irani zbulon skenarin e ri...

0
Irani po shqyrton mundësinë që memorandumi i mirëkuptimit (MoU) me Shtetet e Bashkuara të nënshkruhet drejtpërdrejt nga presidentët e të dy vendeve, gjatë takimit...

“Koçeku e ndihmoi me para cash dhe sillej si pronar i objekteve”/ Çfarë deklaroi...

0
Dyshimet e SPAK se paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve janë investuar në sektorin e ndërtimit nuk mbështeten vetëm në analizat financiare dhe...