20.6 C
Tiranë
Saturday, July 11, 2026

Gjykata në Ankara liron gazetarin e Deutsche Welle: “Unë praktikoj gazetari, jo krim”

Një gjykatë në Ankara ka vendosur lirimin e gazetarit të Shërbimit Turk të Deutsche Welle, Alican Uludag, gjatë seancës së tij të parë dëgjimore, pas rreth tre muajsh paraburgim.

Uludag ishte arrestuar për postime në rrjetet sociale që autoritetet turke dyshonin se kishin në shënjestër presidentin e Turqisë. Ai u mbajt në burgun Silivri, jashtë Stambollit, ndërsa procesi gjyqësor u transferua më pas në Ankara për shkak të mungesës së juridiksionit.

Seanca u zhvillua në Gjykatën e Shkallës së Parë në Ankara, ku gazetari u paraqit përmes një sistemi videokonference nga burgu Marmara.

Në mbrojtjen e tij, Uludag mohoi akuzat dhe tha se po ndiqet për shkak të aktivitetit të tij profesional.

“Kam qenë larg familjes dhe punës sime për 90 ditë. Po gjykohem pa qenë në gjendje të marr pjesë në gjykatë. Kjo është shkelje e të drejtës sime për mbrojtje,” u shpreh ai.

“Unë praktikoj gazetari, jo krim,” theksoi Uludag, duke shtuar se nuk ka kryer asnjë vepër penale dhe se çështja lidhet vetëm me postimet e tij në internet.

Gjykata vendosi lirimin e tij në përfundim të seancës, duke mbyllur fazën e parë të procesit gjyqësor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...