15.7 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Gjykata Rrëzon Padinë e Kryeministrit Rama ndaj Lulzim Bashës: “Pretendimet nuk u mbështetën në ligj e prova”

TIRANË – Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Tiranë ka rrëzuar padinë civile të ngritur nga kryeministri Edi Rama ndaj ish-kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Vendimi u dha më 11 qershor 2025 dhe u bë publik këtë të mërkurë, duke i dhënë fund përkohësisht një procesi që kishte në themel deklaratat politike të bëra nga Basha më 22 tetor 2018.

Në padinë e tij, Rama kishte kërkuar dëmshpërblim në shumën e 1 milion lekëve, duke pretenduar se Basha kishte bërë deklarata të pavërteta që, sipas tij, kishin cenuar nderin dhe dinjitetin personal. Gjithashtu, kryeministri kërkonte nga gjykata që i padituri të detyrohej të paguante edhe shpenzimet gjyqësore dhe ato të përfaqësimit ligjor, si dhe të publikonte një përgënjeshtrim në të gjitha mediat që kishin transmetuar deklaratat.

Megjithatë, Gjykata vendosi të mos e pranojë kërkesën paditëse, duke argumentuar se ajo nuk ishte e mbështetur në prova apo në dispozita ligjore përkatëse.

“Nga shqyrtimi i çështjes në seancë gjyqësore, në praninë e përfaqësuesit të palës paditëse, u konstatua se padia nuk është ndërtuar mbi bazën e provave të mjaftueshme dhe nuk qëndron mbi bazën e ligjit. Për këtë arsye, nuk pranohet,” thuhet në vendimin e gjykatës, e cila u bazua në nenet 126 dhe 306 deri në 310 të Kodit të Procedurës Civile.

Në thelb, Rama pretendonte se Basha kishte dëmtuar reputacionin e tij përmes një deklarate publike të bërë nga selia blu më 22 tetor 2018, ku lideri i atëhershëm i opozitës aludonte për përfshirje të kryeministrit në çështje të lidhura me krimin e organizuar. Deklarata kishte nxitur një përplasje të ashpër politike, e cila më pas mori rrugën gjyqësore.

Gjykata vlerësoi se deklaratat e bëra nga Basha nuk përbënin vepër civile që të justifikonin dëmshpërblim, duke konsideruar edhe natyrën politike të deklarimeve publike dhe mungesën e elementëve që vërtetonin realisht dëmin personal.

Ky vendim nuk është i formës së prerë. Sipas legjislacionit në fuqi, kryeministri Edi Rama ka të drejtën të ankimojë vendimin në Gjykatën e Apelit brenda një afati 15-ditor nga data e shpalljes së tij.

Nëse padia nuk do të ankimohet ose Apeli do të vendosë të mbajë në fuqi vendimin e shkallës së parë, procesi do të mbyllet përfundimisht në favor të Lulzim Bashës, duke shënuar një precedent të rëndësishëm mbi trajtimin e fjalës politike në kuadër të lirisë së shprehjes.

Ky vendim pritet të rikthejë debatet mbi raportin mes lirisë së shprehjes dhe etikës politike, por edhe mbi përdorimin e gjykatave si arenë përballjesh mes liderëve kryesorë të vendit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Dua të dalë e gjithë e vërteta”, partnerja e Gjovalin Lazrit pas vrasjes: “Nuk...

0
Gjovalin Lazri, 36 vjeç, është qëlluar me dy plumba, një në shpatullën e djathtë dhe një në qafë. I riu ishte pjesë e grupit...

“Zemër, duhet të koncentrohemi te halli jot”, SPAK zbardh komunikimet e Vlora Hysenit me...

0
SPAK ka zbardhur komunikime mes ish-drejtueses së Shërbimit Informativ të Shtetit, Vlora Hysenit, dhe biznesmenit Ergys Agasi, duke ngritur dyshime për një marrëdhënie personale...

“Arrest në shtëpi” për Vlora Hysenin, kontrolle te Ilir Proda/ Detaje të reja nga...

0
Detaje të reja dalin nga operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve për aferën e AKSHI-t. Me vendim të GJKKO-së, ndaj drejtueses së SHISH,...

Dosja e AKSHI-t, në pranga biznesmeni Embro Sulejmani dhe shefi i Laboratorit Shkencor të...

0
Në kuadër të hetimeve për dosjen e AKSHI-t, SPAK ka vijuar aksionin me masa sigurie dhe kontrolle në Tiranë dhe Durrës. Mes personave të...

BE–Shqipëri, SAPC: Negociatat të përfundojnë deri në fund të 2027, fokus te drejtësia dhe...

0
Komiteti Parlamentar i Stabilizim-Asociimit Bashkimi Evropian–Shqipëri (SAPC) zhvilloi më 21 shtator në Tiranë takimin e tij të 22-të, të bashkëdrejtuar nga eurodeputeti Marco Tarquinio...