25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Gjyqi i Thaçit shtyhet me 60 ditë, PDK shpërthen: ‘Ky proces ka humbur ndjenjën e drejtësisë!’ – reagime të forta edhe nga ‘Liria ka emër’

Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë njoftuar se trupi gjykues në procesin ndaj ish-Presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-udhëheqësve të tjerë të UÇK-së ka vendosur “të zgjatë afatin për shpalljen e vendimit të gjyqit me 60 ditë, deri më 20 korrik 2026”.

Sipas gjykatës, vendimi vjen për shkak të volumit të madh të provave të administruara gjatë procesit, ku janë dëgjuar “afërsisht 270 dëshmitarë” dhe janë pranuar “5,497 prova materiale”. Po ashtu, është theksuar se “transkripti i këtyre procedurave është 29,238 faqe i gjatë”.

Gjyqtarët sqaruan se sipas rregullave, vendimi duhet të jepej brenda 90 ditëve nga mbyllja e gjyqit, por lejohet shtyrje kur “një zgjatje e mëtejshme është absolutisht e nevojshme”.

Procesi ndaj Thaçit, ish-kryetarëve të Kuvendit Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi, si dhe ish-deputetit Rexhep Selimi, përfundoi më 18 shkurt dhe vendimi pritej më 19 maj. Gjykata nuk e përjashtoi mundësinë e një shtyrjeje tjetër nëse do të jetë e nevojshme.

Reagime të ashpra politike

Partia Demokratike e Kosovës e ka cilësuar vendimin si shqetësues, duke i bërë thirrje “komunitetit ndërkombëtar dhe institucioneve të drejtësisë të reflektojnë dhe të mos lejojnë që ky proces të bëhet një shembull i dështimit të drejtësisë ndërkombëtare”.

Në reagim thuhet gjithashtu:
“Kjo vonesë e pajustifikuar është një provë e mëtejshme e këtij procesi të zgjatur, i cili ka humbur ndjenjën e drejtësisë dhe është bërë një proces i ndikuar nga llogaritjet politike”.

Edhe nisma “Liria ka emër” e ka kundërshtuar vendimin, duke e quajtur “krejtësisht të papranueshëm” dhe “një precedent të keq për drejtësinë ndërkombëtare”.

Në deklaratën e saj theksohet:
“Ndalimi i ish-udhëheqësve të UÇK-së për gati gjashtë vjet shkel çdo standard të drejtësisë ndërkombëtare dhe të drejtave themelore të njeriut”.

Procesi gjyqësor ndaj Thaçit dhe të tjerëve nisi në prill 2023, ndërsa ata ndodhen në paraburgim në Hagë që nga nëntori 2020, kur Thaçi dha dorëheqjen nga posti i Presidentit të Kosovës për t’u përballur me akuzat për krime lufte.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...