31.5 C
Tiranë
Saturday, August 29, 2026

Gjyqi ndaj Salianjit/ Berisha: “Rama dhe grupi mafioz Xhafa duan ti marrin mandatin”

Sot në orën 14:00, në Gjykatën e Apelit në Tiranë pritet të zhvillohet seanca gjyqësore ndaj deputetit të PD-së Ervin Salianji dhe gazetarit Jetmir Olldashi në lidhje me skandalin “Babale”, ku në qendër ishte vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Ish kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se me këtë gjyq do që t’i marrë mandatin e deputetit Ervin Salianjit.

“Procesi ndaj deputetit Ervin Saliaji me të cilin Rama dhe grupi mafioz Xhafa duan ti marrin atij mandatin. Ky përbën një triumf të plotë të mafies shqiptare të Edi Ramës në cdo nivel.

Ervin Salianji, si deputet në betejën e tij dhe që duhet të bëjë cdo deputet, denoncoi Geron apo Agron Xhafën, një i kërkuar nga drejtësia italiane se ishte i dënuar me 7 vite burg, si drejtues i rrjetit të Bolonjës të drogave të forta, i kërkuar në Venezuelë…

Ervin Salianji nuk ka bërë asgjë tjetër veçse ka denoncuar mosdorëzimin tek autoritetet italiane të Geron Xhafa, të dënuar me vendim të formës së prerë nga drejtësia italiane dhe ka publikuar regjistrimin e gazetarit investigativ sipas të cilit Geron Xhafa drejtonte udhëheqjen e trafiqeve”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...