28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Goditi për vdekje gruan e tij me shkop druri, 82-vjeçari nga Përmeti pëson infarkt

Ngjarja ndodhi në fshatin Pëllumbarë. Gjithçka u zbulua nga shërbyesja e dy të moshuarve, e cila kur shkoi në banesë gjeti të pajetë të moshuarën me inicialet A.P. 82-vjeçari me inicialet L.P., kishte kohë që ushtronte dhunë ndaj gruas së tij, ndërkohë që dy vitet e fundit ishte bërë edhe më agresiv, pasi iu kishte humbur jetën vajza e tyre.

Ndërkohë, pas shoqërimit të të moshuarit në polici, ai nuk është ndjerë mirë dhe është transportuar me urgjencë në spitalin e Gjirokastrës dhe më pas në Tiranë, ndërkohë që ka pësuar infarkt. Aktualisht nuk dihet gjendja shëndetësore e tij, ndërsa duhet të japë llogari për vrasjen e gruas së tij, që dyshohet se e goditi disa herë me shkop druri.

NGJARJA

Rreth orës 06:30, të mëngjesit, shtetasja me inicialet V. Dh., e cila punon si shërbyese në banesën e çiftit të të moshuarve me inicialet L. P., 82 vjeç dhe A. P., 80 vjeçe, ka gjetur në banesën ku shërben, të pa jetë dhe me shenja dhune shtetasen A. P., 80 vjeçe.

Menjëherë në vendngjarje, ka shkuar grupi hetimor dhe nga veprimet e para hetimore dyshohet se 80 vjeçarja është goditur me sende të forta (shkop druri), nga bashkëshorti i saj shtetasi L.P, banues në fshatin Pëllumbarë. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Përmet, për veprime të mëtejshme procedurale shtetasin me inicialet L.P, i proceduar penalisht edhe më parë për veprën penale “Dhuna në familje”.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...