23.6 C
Tiranë
Thursday, September 24, 2026

Gjykata britanike miraton ekstradimin e Alban Gjidiaj drejt Shqipërisë për trafik armësh

Një prej të kërkuarve nga SPAK, nën dyshimin e përfshirjes në trafik armësh nga Shqipëria drejt Britanisë së Madhe, ka humbur betejën e bllokimit të ekstradimit.

Sipas dokumenteve të Westminster Magistrate Court, të siguruara nga gazetarët, gjykata ka dhënë dritën jeshile për ekstradimin e Alban Gjidiaj drejt Shqipërisë, pas bashkëpunimit juridik mes CPS, Prokurorisë Mbretërore Britanike dhe Drejtorisë për Marrëdhënie me Jashtë në Ministrinë e Drejtësisë në Tiranë.

Vendimi i gjykatës është dërguar tashmë te Sekretarja e Shtetit për Punët e Brendshme, e cila do të firmosë urdhrin final të ekstradimit.

Ndërkohë, Gjidiaj do të vijojë të qëndrojë në liri me kusht, pas vendosjes së një garancie prej 5 mijë sterlinash, monitorim elektronik dhe paraqitje çdo të premte në rajonin policor Colindale, Londër.

Interpol Tirana dhe homologët britanikë lokalizuan Alban Gjidiaj vitin e kaluar në Londër, ku ishte shpallur i kërkuar me urdhër-arrest të lëshuar nga SPAK për përfshirje në një komplot ndërkombëtar për trafik armësh. Ai dyshohet se ishte pjesë e një grupi kriminal të strukturuar që kishte planifikuar transportin e tetë armëve të zjarrit dhe një sasie të konsiderueshme municioni nga porti i Durrësit drejt bandave në Britaninë e Madhe.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Plagosje me armë zjarri në Lezhë, Daniel Pikuli në gjendje të rëndë: policia në...

0
Një person është plagosur me armë zjarri mesditën e sotme në Lezhë. I plagosuri është identifikuar si Daniel Pikuli dhe, sipas informacionit të policisë,...

“I dërgoi 3 foto të ekspertizës së makinës”, nis seanca për Fatjon Kallucin dhe...

0
Ka nisur seanca për verifikimin e masës së sigurisë dhe marrjen në pyetje të Fatjon Kallucit dhe Embro Sulejmanit, të arrestuar në kuadër të...

“Ne kemi fituar”, Kurti kujton Afrim Bunjakun në trevjetorin e Banjskës: “Synimi ishte aneksimi...

0
Në trevjetorin e sulmit të armatosur në Banjskë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kujtuar policin Afrim Bunjaku, i cili u vra në krye...

Çiftet që postojnë më pak foto së bashku janë më të lumtur? Ja çfarë...

0
Sa nga jeta jonë private ndajmë në rrjetet sociale është një vendim personal për secilin prej nesh, por një anketë e fundit ka nxjerrë...

Tom Cruise “shkel” protokollin mbretëror me Kate Middleton, gjesti i tij në tapetin e...

0
Tom Cruise u përpoq të sillej si një zotëri me Kate Middleton gjatë premierës së filmit të tij të ri “Digger” në Londër, por...