18.8 C
Tiranë
Saturday, June 13, 2026

Grabiti me mashtrim 145 milionë euro, ekstradohet sot programuesi kinez

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur të ekstradojë këtë të martë shtetasin kinez Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik që rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”.

Pavarësisht se ai ka kërkuar që përveç lirimit nga qelia të përfitojë edhe azil politik në Shqipëri me argumentin se i rrezikohet jeta nëse kthehet në Kinë, Apeli i Tiranës vendosi të lërë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ekstradimin e tij.
Prokuroria shkaktoi polemika disa kohë më parë kur kërkoi ndryshimin e masës së arrestit nga burg, në arrest shtëpie. Chen u arrestua në aeroportin e Rinasit më 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Një gjykatë në vendin e tij ka caktuar masën “arrest në burg”, pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë euro.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...