25.5 C
Tiranë
Monday, August 31, 2026

Granit Xhaka, mesfushori shqiptar i Sunderlandit, shkëlqen në Premier League

Mesfushori me prejardhje shqiptare, Granit Xhaka, po zhvillon një sezon mbresëlënës me Sunderlandin në rikthimin e klubit në Premier League. 33-vjeçari është shndërruar në lojtarin kyç të ekipit, duke udhëhequr “Macat e Zeza” si në fushë, ashtu edhe jashtë saj.

Sipas platformës prestigjioze të vlerësimeve “WhoScored”, Xhaka renditet aktualisht si mesfushori më i vlerësuar në gjithë kampionatin anglez, me notën 7.37. Kjo e vendos atë përpara emrave të mëdhenj si Declan Rice, Moisés Caicedo, Bruno Fernandes dhe Dominik Szoboszlai, duke e bërë një prej surprizave më të mëdha të sezonit.

Në këtë edicion, Xhaka ka regjistruar një gol dhe tre asistime, teksa organizimi i lojës dhe stabiliteti që i jep mesfushës së Sunderlandit vlerësohet gjerësisht. Kalimi i tij gjatë verës nga Bayer Leverkusen tek Sunderland për 15 milionë euro duket tashmë si një nga goditjet më të mira të merkatos.

Megjithatë, pas humbjes së fundit ndaj Fulhamit, kapiteni kuqezi i Zvicrës nuk e fshehu zhgënjimin. Në një postim në rrjetet sociale, ai shkroi:
“Humbjet gjithmonë dhembin – tani ka të bëjë me mënyrën se si mësojmë prej tyre dhe si ecim përpara së bashku.”

Pavarësisht rezultatit të fundit, forma e Xhakës mbetet një nga pikat më të forta të Sunderlandit, ndërsa pritshmëritë për sezonin e tij dhe të klubit vazhdojnë të rriten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

Berisha paralajmëron për reformën territoriale: “PD synon një hartë me 100 bashki”, sulmon qeverinë...

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Prof. Dr. Sali Berisha, ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend gjatë bashkëbisedimit të përjavshëm me qytetarët në...

Skafi pësoi defekt dhe u mbush me ujë/ 8 persona rrezikuan të mbyteshin pranë...

0
Një skaf me 8 persona në bord ka rrezikuar të fundosej në ujërat pranë Spillesë, pasi pësoi defekt në motor dhe u mbush me...

Ekzekutohet me armë zjarri 69-vjeçari në Napoli, ishte liruar nga burgu dhe dyshohej si...

0
Një ngjarje e rëndë kriminale ka tronditur mbrëmjen e së dielës, 30 gusht, qytetin e Pimonte, në zonën e Napolit, ku 69-vjeçari Raffaele Afeltra...