28.5 C
Tiranë
Thursday, August 20, 2026

Greqia në flakë protestash: Qytetarët kërkojnë drejtësi për tragjedinë hekurudhore të 2023

Athinë – Protesta masive kanë përfshirë të gjithë Greqinë, me mijëra qytetarë që janë ngritur në revoltë dy vite pas përplasjes tragjike të dy trenave që shkaktoi vdekjen e 57 personave.

Tragjedia e ndodhur më 28 shkurt 2023 në luginën e Tempes është cilësuar si aksidenti më i rëndë hekurudhor në historinë e Greqisë. 57 viktimat, shumica prej tyre studentë, humbën jetën kur një tren pasagjerësh u përplas kokë më kokë me një lokomotivë mallrash.

Sot, dy vite pas ngjarjes, qytetarët kanë dalë në rrugë duke kërkuar drejtësi dhe llogaridhënie nga autoritetet. Protestat janë shoqëruar me tensione dhe përplasje me policinë, ndërsa në Athinë një prej protestuesve u plagos dhe u dërgua me urgjencë në spital.

Partia opozitare PASOK, në një deklaratë publike, u shpreh:
“Sot, në çdo cep të atdheut tonë, populli grek qëndron pranë familjeve që luftojnë për shfajësimin e kujtimit të të dashurve të tyre që humbën jetën padrejtësisht. Ne kërkojmë drejtësi dhe të vërtetën. Përgjegjësit duhet të dalin para gjykatës dhe shteti duhet të tregojë respekt për qytetarët e tij, duke mos u kthyer në plaçkë të pushtetit.”

Qytetarët kanë akuzuar qeverinë për neglizhencë dhe mungesë përgjegjësie në garantimin e sigurisë në transportin hekurudhor, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë një përgjigje të qartë për kërkesat e tyre.

Protestat pritet të vazhdojnë në ditët në vijim, ndërsa Greqia përballet me një tjetër moment kritik përballë zemërimit qytetar dhe kërkesave për reformë në sistemin hekurudhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Dwayne Johnson rrëfen marrëdhënien e vështirë me të atin: “Nuk u riparua kurrë”

0
Dwayne Johnson ka folur hapur për marrëdhënien e ndërlikuar me të atin, Rocky Johnson, i cili ndërroi jetë në vitin 2020. Aktori dhe ish-mundësi profesionist...

U dënua për vrasje në vitin 1950, i shpëtoi 8 ekzekutimeve dhe vdiq në...

0
Francis Clifford Smith, i dënuar për vrasje në vitin 1950, ka vdekur në moshën 101-vjeçare, pasi kaloi më shumë se shtatë dekada në burgjet...

Vdekja e 5-vjeçares Hind Rajab në Gaza, IDF urdhëron hetim penal

0
Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë urdhëruar hapjen e një hetimi penal për vdekjen e 5-vjeçares palestineze Hind Rajab në Gaza, një rast...

Mbi 3.3 tonë kokainë sekuestruar në Spanjë dhe Portugali, goditet rrjeti ndërkombëtar i trafikut

0
Një operacion i përbashkët i autoriteteve spanjolle dhe portugeze ka çuar në sekuestrimin e një sasie të madhe kokaine në Costa del Sol të...

Ky është 20-vjeçari portugez që u vra në Ksamil, si nisi konflikti fatal në...

0
Ky është Luis Miguel Varela Mendes, turisti 20-vjeçar portugez që humbi jetën pasi u godit me thikë në orët e para të 18 gushtit...