20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Hande Erçel dhe Hakan Sabancı ndahen pas tre vitesh lidhje, shkak vjehrra

Lidhja trevjeçare e aktores turke Hande Erçel me Hakan Sabancı ka përfunduar, duke surprizuar fansat e çiftit. Aktorja u shfaq së fundmi në publik dukshëm e trishtuar dhe shmangu pyetjet e gazetarëve.

Pas kthimit nga një udhëtim pune në Paris, Hande komentoi mungesën e Hakan Sabancit pranë saj, duke thënë se ai zakonisht nuk e shoqëronte në udhëtimet profesionale, por ishte pranë saj gjatë pushimeve. Megjithatë, veprimet e fundit në rrjetet sociale treguan të kundërtën: Hande hoqi fotot me Hakan nga Instagrami, ndërsa edhe ai bëri të njëjtën gjë, duke konfirmuar ndarjen e tyre pa një deklaratë zyrtare.

Kur u pyet për ndarjen dhe mundësinë e një tradhtie, Erçel i shmangu pyetjeve: “Nuk do të flas për këtë, faleminderit. Gëzuar Ditën e Fitores. Nuk dua të flas për këtë.”

Burime nga mediat turke raportojnë se presioni i vazhdueshëm i nënës së Hakan-it, Arzu Sabancı, e cila nuk e ka përkrahur marrëdhënien dhe ka kundërshtuar idenë e martesës, ka luajtur një rol kyç në prishjen e çiftit.

Kjo ndarje shënon fundin e një lidhjeje që gjatë tre viteve të saj ishte në qendër të vëmendjes së mediave dhe fansave të aktorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...