20.2 C
Tiranë
Tuesday, September 22, 2026

Tentuan t’i heqin bluzën me simbole kombëtare, 32-vjeçari nga Suedia sulmohet në rrugën kryesore të Manastirit

Një incident i papritur ka ndodhur të enjten në rrugën kryesore të qytetit të Manastirit, ku disa të rinj rreth moshës 20-vjeçare iu afruan një 32-vjeçari dhe tentuan t’i heqin me forcë bluzën që kishte veshur.

Sipas denoncimit të viktimës, bluza kishte simbole që dyshohet se i përkisnin Shqipërisë, dhe besohet se kjo ishte shkaku i sulmit. Kur kuptoi se nuk mund të mbrohej, 32-vjeçari ia dorëzoi vetë bluzën personave të panjohur, të cilët më pas u larguan nga vendngjarja.

Ministria e Punëve të Brendshme e Maqedonisë së Veriut konfirmoi incidentin në një njoftim zyrtar, duke bërë të ditur se policia ka nisur hetimet dhe po punon për identifikimin e autorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk jemi më bashkë”, Sarah konfirmon ndarjen nga DJ PM: “Disa gjëra janë të...

0
Sarah dhe DJ PM i kanë dhënë fund historisë së tyre të dashurisë. Dyshja ka qenë prej kohësh një nga çiftet më të komentuar në...

“Duhet një klimë më e qetë”, Tarquinio në Tiranë: “Ajo që po ndodh në...

0
Është mbajtur sot në Tiranë takimi i 22-të i Komitetit Parlamentar të Stabilizim-Asociimit Shqipëri-Bashkimi Evropian. Kryetari i delegacionit të Bashkimit Evropian, Marco Tarquinio, gjatë fjalës...

Aksident tragjik në aksin Elbasan–Peqin, makina përplas për vdekje këmbësoren rreth 60 vjeçe

0
Një aksident i rëndë rrugor me pasojë vdekjen është regjistruar mëngjesin e sotëm në aksin “Bradashesh-Peqin”, në vendin e quajtur “Paraburgimi”. Sipas informacionit paraprak të...

“Beteja nuk ka mbaruar”, nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila shpërthen pas uljes së...

0
Nëna e 13-vjeçares shqiptare Aurora Tila ka reaguar me dhimbje dhe zemërim pas vendimit të Gjykatës së Apelit në Itali për uljen e dënimit...

“Jam i dëshpëruar”, italiani qëlloi grabitësit në pronën e tij, vdes 36-vjeçari me origjinë...

0
“Jam i dëshpëruar.” Kjo është deklarata e Roberto Mollo, 35-vjeçarit italian që gjatë natës qëlloi me armë një grup personash që kishte hyrë në...