27.2 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Hapen Pikat Kufitare në Kosovë: Largohen bllokadat e vendosura nga ekstremistët Serbë

Pas disa ditësh bllokadë në pikat kufitare midis Kosovës dhe Serbisë, përfshirë vendkalimet e Merdarit, Bërnjakut dhe Jarinjës, situata është qetësuar, dhe këto pika janë hapur për qarkullim. Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka konfirmuar lajmin, duke njoftuar se bllokadat e vendosura nga ekstremistët serbë të maskuar janë larguar. Në një postim në Facebook, Sveçla deklaroi se këto bllokada ishin vendosur nga grupe ekstremiste, të cilat operonin me mbështetje të autoriteteve të sigurisë serbe, ndërsa tani nuk ka më pengesa për qarkullimin e automjeteve.

Protestuesit serbë kishin bllokuar rrugët që çonin në vendkalimet kufitare, duke kërkuar tërheqjen e forcave të Policisë së Kosovës nga veriu i vendit dhe kthimin e institucioneve paralele serbe. Këto bllokada ishin ngritur në mbrëmjen e së premtes, duke detyruar udhëtarët që tentonin të kalonin drejt Kosovës të ktheheshin pas. Ministri Sveçla ka denoncuar gjithashtu rolin e policisë serbe, duke thënë se grupe ekstremiste të maskuara kanë ndaluar vetura dhe kontrolluar udhëtarët, veprime të cilat janë kryer në prani të policisë serbe, e cila nuk ndërhyri për t’i parandaluar.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë për përpjekje për të krijuar tensione dhe destabilizim në Kosovë dhe rajon përmes “bandave kriminale të lidhura me shtetin”. Osmani deklaroi se këto bllokada nuk kishin tjetër qëllim veçse të destabilizonin Kosovën dhe të rrezikonin sigurinë në të gjithë rajonin. Ajo gjithashtu kërkoi nga aleatët ndërkombëtarë të Kosovës që të dalin publikisht kundër këtyre veprimeve të Serbisë, të cilat cenojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe rrezikojnë paqen dhe stabilitetin rajonal.

Bllokadat u ngritën si përgjigje ndaj operacionit të ndërmarrë më 30 gusht nga autoritetet e Kosovës për mbylljen e komunave paralele serbe në veri të vendit. Ky veprim shkaktoi reagime të ashpra dhe tensione të reja në rajon. Autoritetet në Kosovë shpjeguan se komunat paralele serbe kishin funksionuar nën udhëzimet e Serbisë, duke shkelur kështu kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës. Megjithatë, ky vendim është kritikuar nga diplomacia perëndimore, e cila e ka cilësuar si “të njëanshëm dhe të pakoordinuar”, duke theksuar se rrezikon rritjen e tensioneve në rajon.

Në mëngjesin e së shtunës, pikat kufitare në Jarinjë dhe më vonë në Bërnjak dhe Merdare u hapën për qarkullim, duke lejuar lëvizjen e automjeteve në të dyja drejtimet. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, konfirmoi se tashmë automjetet me targa serbe dhe ato të Kosovës po kalojnë pa problem në të dyja anët e kufirit. Ndërkohë, kryetari i Shoqatës “Koreni” në Serbi, Dragisha Miriçi, paralajmëroi se nëse kërkesat e serbëve nuk plotësohen deri më 1 tetor, mund të ketë bllokada të reja kufitare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...