28.3 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Osmani: Serbia krijon tensione përmes bandave kriminale për të destabilizuar Kosovën dhe Rajonin

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka akuzuar Serbinë se po përpiqet të krijojë tensione dhe të destabilizojë paqen dhe sigurinë në Kosovë dhe në rajon përmes vendosjes së bllokadave në pikat kufitare. Ajo theksoi se këto veprime kanë si qëllim të pengojnë lëvizjen e lirë dhe të terrorizojnë qytetarët shqiptarë që përdorin këto pika kufitare.

Osmani deklaroi se Serbia, në kundërshtim me marrëveshjet e arritura në Bruksel gjatë 12 viteve të fundit, vazhdon të përdorë banda kriminale për të kryer sulme ndaj Kosovës. Sipas saj, këto bllokada janë të organizuara nga shteti serb dhe kanë për qëllim të krijojnë tensione në Kosovë dhe të destabilizojnë gjithë rajonin.

“Këto bllokada kanë vetëm një qëllim, të krijojnë tensione dhe të destabilizojnë Kosovën dhe gjithë rajonin. Por, ato tregojnë gjithashtu lidhshmërinë e drejtpërdrejtë ndërmjet shtetit serb dhe bandave kriminale që i kanë organizuar këto veprime,” tha Osmani.

Ajo i bëri thirrje aleatëve të Kosovës që të dalin publikisht me qëndrime ndaj këtyre shkeljeve të vazhdueshme nga ana e Serbisë, të cilat po cënojnë të drejtat e qytetarëve të Kosovës dhe kanë për qëllim destabilizimin e paqes dhe sigurisë në rajon.

Osmani gjithashtu siguroi se institucionet e Kosovës kanë ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme të sigurisë për të parandaluar tensionet brenda territorit të Kosovës dhe për të mbrojtur qytetarët.

“Reagimi institucional i Kosovës është duke ndodhur. Ne kemi mbledhur prova lidhur me këto veprime dhe kemi bërë thirrje publike që qytetarët të mos përdorin ato pika kufitare. Jemi në kontakt të vazhdueshëm me aleatët tanë,” shtoi ajo.

Deklaratat e presidentes Osmani u bënë pas zbulimit të shtatores së ish-presidentit Ibrahim Rugova në Podujevë. Ndërkohë, pikat kufitare në Merdarë dhe Bërnjak mbeten të mbyllura, ndërsa në Jarinjë është raportuar se qarkullimi i automjeteve ka rifilluar. Këshilli për Bllokada i Serbisë ka paralajmëruar bllokime të reja pas mbylljes së pesë zyrave paralele serbe në veri nga Policia e Kosovës, me dyshime për falsifikim dokumentesh.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...