24.3 C
Tiranë
Friday, June 12, 2026

Haxhiu: Zgjedhjet e jashtëzakonshme nuk janë në interes të vendit, kërkon marrëveshje politike

Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka deklaruar se vendi duhet të shmangë zgjedhjet e jashtëzakonshme dhe të fokusohet në arritjen e një marrëveshjeje politike për zgjedhjen e presidentit të ri.

Në një deklarim për mediat, ajo theksoi se institucionet kanë përpara një agjendë të ngarkuar me reforma dhe mbi 170 projektligje, duke vlerësuar se një proces i ri zgjedhor do të dëmtonte stabilitetin institucional.

Albulena Haxhiu u shpreh se ka bërë thirrje për dialog mes partive parlamentare, duke kërkuar kompromis për të shmangur bllokimin politik dhe institucional në vend.

Ajo konfirmoi gjithashtu se ka qenë e gatshme të heqë dorë nga posti i kryetares së Kuvendit të Kosovës në funksion të arritjes së një zgjidhjeje, duke theksuar se prioritet mbetet interes i qytetarëve dhe funksionimi i institucioneve.

Deklaratat e saj vijnë në një periudhë tensionesh politike në Kosovë, ku partitë ende nuk kanë arritur konsensus për çështjen e zgjedhjes së presidentit dhe funksionimin e plotë të institucioneve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Taulant kujdes kur kalon afër koshit…”/ Agron Shehaj sulmon ashpër qeverinë: Kuvendi duhet të...

0
Kreu i Partisë “Mundësia”, Agron Shehaj, ka lëshuar akuza të forta nga foltorja e Kuvendit, duke kritikuar ashpër qeverinë dhe mënyrën e qeverisjes. Shehaj tha...

“Unë erdha”/ Sali Berisha shmang pyetjet për ‘non-grata’, pritet me duartrokitje në Kuvend

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka shmangur sot komentet për pyetjet e gazetarëve lidhur me statusin e tij “non-grata” nga Shtetet e Bashkuara...

“Flamingo nga TEMU”/ Taulant Balla ironizon opozitën: Do rrëzojmë 4 projektligjet, investimi në Zvërnec...

0
Shefi i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka ironizuar deputetët e opozitës gjatë një deklarate në Kuvend, duke i quajtur ata “flamingo...

“Realiteti kërkon dorëheqjen e Edi Ramës”/ Ina Zhupa akuzon Kuvendin: Po miratohen ligje të...

0
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka akuzuar Kuvendin se po miraton me procedurë të përshpejtuar projektligje që, sipas saj, janë të panevojshme, ndërsa...

Aksident i rëndë në orët e para të mëngjesit në Besi të Prishtinës/ “Janë...

0
Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar në orët e para të mëngjesit të së enjtes në fshatin Besi, në Prishtinë, ku si pasojë...