21.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Hidhet granatë dore në shtëpinë e një serbi në Mitrovicën e veriut, reagon BE dhe ambasadori amerikan në Kosovë

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se orët e para të 22 shtatorit është hedhur granatë dore në oborrin e një serbi në fshatin Ranilluk.
Në raportin 24-orësh të Policisë, të publikuar më 23 shtator, është thënë se si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në shtëpinë e viktimës.Policia ka thënë se nuk ka të lënduar, por që rasti është duke u hetuar.

Ranilluku gjendet afër qytetit të Gjilanit.Për sulm me granatë dore është raportuar edhe më 21 shtator në Mitrovicë të Veriut.

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla, ka thënë sulmi në veri ka qenë shenjë revolte për arrestimin e tre serbëve, nën dyshime për krime lufte.

Tre serbët janë arrestuar më 20 shtator në veri.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë dhe Lista Serbe – partia kryesore e serbëve në Kosovë – i kanë cilësuar arrestimet si “të motivuara politikisht”.

Lidhur me sulmet me granata, më 22 shtator ka reaguar edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

“Thellësisht i tronditur me raportimet për përdorim të pajisjeve shpërthyese në disa pjesë të Kosovës. I dënojmë këto akte të dhunës dhe u bëjmë thirrje autoriteteve që të kryejnë hetime të hollësishme dhe t’i sjellin kryesit para drejtësisë”
, ka thënë Hovenier në rrjetin X – të njohur më parë si Twitter.

Për sulmin në veri ka reaguar edhe Bashkimi Evropian, duke thënë se po e vëzhgon situatën me shumë kujdes.

Tensionet në veri janë të larta prej muajit maj, kur banorët e komunave veriore me shumicë serbe nuk i kanë pranuar kryetarët e rinj shqiptarë, ani pse e kanë bojkotuar procesin zgjedhor.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...