33.6 C
Tiranë
Sunday, August 16, 2026

“Sfida e rrezikshme e deodorantit” iu merr jetën 2 të rinjve, prindrit ngrenë alarmin

Ekzistojnë dy versione të sfidës. E para konsiston në thithjen dhe mbajtjen e deodorantit në gojë për sa më gjatë që të jetë e mundur ndërsa e dyta konsiston në aplikimin e sprejit në lëkurë derisa të digjet plotësisht. Mediat gjermane kanë raportuar për vdekje të adoleshentëve të lidhur me këtë konkurs.

Versioni i parë

Thithja e deodorantit është një sfidë veçanërisht e rrezikshme . Në varësi të përbërjes kimike të sprejit, disa përbërës mund të hyjnë në trup në sasi masive dhe të dëmtojnë seriozisht zemrën dhe mushkëritë. Ndër rreziqet më të larta ishin rastet e humbjes së vetëdijes, dështimit të zemrës dhe paralizës së frymëmarrjes.

Kontakti

Versioni i dytë i garës është më i dhimbshmi. Të rinjtë lëndohen duke spërkatur deodorant në një zonë të lëkurës derisa dhimbja të mos jetë më e durueshme. Në raste ekstreme temperatura mund të bjerë në minus 30 gradë në pak sekonda, paralajmëroi Bfr (Instituti Federal për Vlerësimin e Riskut). Mund të rezultojnë dhimbje dhe dëmtime masive në lëkurë. Për më tepër, spërkatja afatgjatë mund të shkaktojë djegie të ftohta që rezultojnë në nekrozë të lëkurës dhe në rrethana të caktuara mund të jetë i nevojshëm transplantimi i lëkurës .

Ankesa

“Dua që asnjë prind tjetër të mos duhet të varrosë fëmijën e tij për të njëjtën arsye”, deklaron nëna e një 15-vjeçari, i cili me gjasë ka ndërruar jetë për shkak të kësaj sfide. Sakaq në janar një tjetër vajzë gjermane kishte vdekur dhe babai i saj kishte bërë një apel për mediat .

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidentoi për vdekje 7-vjeçarin në Elbasan, lirohet nga burgu producenti Petrit Bozo

0
Producenti Petrit Bozo, i cili akuzohen se aksidentoi për vdekje një 7-vjeçar në Elbasan, është liruar nga paraburgimi pas vendimit të Gjykatës së Apelit. Gjykata...

29 vatra zjarri në 24 orë, 11 ende aktive/ Ministria e Mbrojtjes: Ja zonat...

0
Ministria e Mbrojtjes ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 29 vatra zjarri në të gjithë vendin, ndërsa 11...

Kurti: “President konsensual për të shmangur zgjedhjet e reja, jam gati të takohem me...

0
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje është e gatshme të zhvillojë diskutime me partitë e tjera për zgjedhjen...

Rikthehen në duart e policisë 3 piktura me vlerë mbi 9 milionë euro, të...

0
Tre vepra arti me vlerë totale mbi 9 milionë euro, të vjedhura në mars nga Fondacioni Magnani Rocca në Mamiano di Traversetolo, pranë Parmës,...

Aksident në Durrës, përmbyset Hyundai Tucson që po dërgonte një vajzë në spital

0
Një automjet tip Hyundai Tucson është përmbysur në një nga rrugët kryesore të Durrësit, teksa po lëvizte në drejtim të Spitalit Rajonal. Ngjarja ka ndodhur...