34.7 C
Tiranë
Friday, August 28, 2026

“Hiq dorë nga projekti i vjedhjes”/ Berisha: “Do rritet kostoja e transportit, gjobë për taksapaguesit”

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha pohoi se me koston e fryrë të këtij porti të ri që do të duhet një dekadë për ta përfunduar, do të sjellë rritje të kostos së transportit të mallrave.

Sipas Berishës kjo është gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë.

“Pas tij qëndron atje Vuçic, ndërsa këtu vasali i tij, Edi Rama. Por dëmi i është i pallogaritshëm, pasi me këtë lëvizje taksapaguesi shqiptar gjobitet me 1 mld euro. Sipas Edi Ramës, do të përdoren për ndërtimin e portit të ri në Porto Romano.

Po të kemi parasysh se ky ndërtim kërkon 1 dekadë për t’u kompeltuar, po të kemi parasysh spostimin e portit të Vlorës, kostoja e transportit të mallrave nga Tivari i Malit të Zi, rritet në mënyrë të ndjeshme. Gjobë e re për taksapaguesit shqiptarë. Denoncoj këtë aferë korruptive të përmasave të parapara. I kërkoj Edi Ramës që të heqë dorë nga përpjekjet për ndërtimin e Dubait të familjes së tij në Durrës. E garantoj që ajo nuk do mund të ndodhë dhe i kërkoj Al Alabarit të heqë dorë dhe të mos përdoret nga kryeministri më i korruptuar në të gjithë kohërat në Shqipëri. I kërkoj BE të nisë një hetim rreth aferës korruptive të portit të Durrësit dhe të bëjë gjithçka që ky port të mbetet port strategjik i rajonit dhe BE-së.”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Protesta e 90-të kundër Ramës/ Aktivistja bën thirrje: “Të marrin vezë me vete dhe...

0
Sot zhvillohet protesta e 90-të kundër kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë së tij. Qytetarët pritet të mblidhen para Kryeministrisë, aty ku prej tre muajsh...

Tragjedi në “Urën e Vashës”/ 35-vjeçari i jep fund jetës, i la bashkëshortes amanetin...

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e së enjtes në zonën e “Urës së Vashës” në Klos, ku një 35-vjeçar ka humbur jetën...

Tragjedia në Malishevë/ Vdes edhe 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e gruas shtatzënë

0
Egzon Bytyçi, 26-vjeçari i dyshuar për vrasjen e bashkëshortes së tij shtatzënë, Jetlira Foniqi, ka ndërruar jetë mbrëmjen e së enjtes në Qendrën Klinike...

Tragjedi në superstradën Lezhë–Shkodër, “Audi” përplas 12-vjeçarin me minipatinë, i mituri humb jetën

0
Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor pranë Fishtës, në superstradën Lezhë–Shkodër, ku një 12-vjeçar ka humbur jetën. Sipas të dhënave...

Trump firmos urdhrin e bujshëm: Liqeni Ontario bëhet “Liqeni Amerika”

0
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka firmosur një urdhër ekzekutiv për riemërtimin e Liqenit Ontario në “Liqeni Amerika”, në një tjetër përplasje...