26.7 C
Tiranë
Wednesday, June 17, 2026

Hodhën nga ballkoni vajzën nga Venezuela, 5 shtetaset e huaja kishin marrë banesë me qira për të ushtruar prostitucion

Kanë filluar procedurat penale kundër pesë shtetasve të huaj që ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen numër 2, ku gjithashtu përdoren lëndë narkotike.

Një person 39-vjeçar u penalizua krimalisht ditën e djeshme pasdite për motive të dobëta pas një konflikti me njërën prej shtetasave të huaja.

Specialistët nga Seksioni i Hetimit të Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë së Policisë Durrës kanë referuar materialet në Prokurori, duke nisur procedurat në liri për veprën penale “Prostitucioni” për shtetasit në vijim: L.O., 27 vjeç, lindur në Kolumbi; C.P., 30 vjeç, lindur në Venezuelë; Y.P., 47 vjeç, lindur në Spanjë; dhe D.R., 24 vjeç, lindur në Venezuelë. Gjithashtu, materialet u referuan në Prokurori, duke nisur procedurat në liri për veprat penale “Prostitucioni”, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Përshtatja e lokaleve për përdorim droge” për shtetasen D.L., 23 vjeç, lindur në Barcelonë.

Dyshohet se këta pesë individë ushtronin prostitucion në një apartament të marrë me qira në lagjen numër 2, një mjedis i cili gjithashtu ishte i përshtatur për përdorim të lëndëve narkotike.

Për më tepër, materialet u referuan në Prokurori, duke nisur procedurat në liri për veprën penale “Dëmtime të tjera me dashje” për personin I.Z., 39 vjeç, banues në Shijak, pasi rreth orës 14:40 të ditës së djeshme u konfliktua me shtetasen D.L. në apartamentin në lagjen numër 2.

Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Durrës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Eliminuar nga miku i tij?”/ 34-vjeçari Eglant Koçi i zhdukur prej 12 ditësh, policia:...

0
Prej 12 ditësh, 34-vjeçari Eglant Koçi vijon të rezultojë i zhdukur, ndërsa ende nuk ka asnjë gjurmë për vendndodhjen e tij. Bazuar në provat e...

“Shqipëria nuk është në shitje”/ Ilaria Salis në PE: Mijëra qytetarë në protesta, BE...

0
Eurodeputetja italiane Ilaria Salis ka komentuar zhvillimet e fundit politike dhe sociale në Shqipëri, duke e cilësuar valën e protestave si një sinjal të...

“Djali im po kalbet në tokë, ai rri në shtëpi”/ Nëna shpërthen ndaj drejtësisë:...

0
Një nënë ka denoncuar me lot në sy veprimet e institucioneve të drejtësisë, të cilat sipas saj kanë liruar nga burgu personin që aksidentoi...

“Profecia e 1958-ës” rikthehet në Botëror? Katër barazime në një ditë ndezin ëndrrën e...

0
Kampionati Botëror 2026 ka regjistruar një nga rastet më të rralla statistikore në historinë e kompeticionit, duke ngjallur diskutime dhe teori mes tifozëve të...

“O Uzuni, o Uzuni!”/ Sulmuesi i Kombëtares kapet ‘mat’ në zemër të jetës së...

0
Pushimet verore duket se po i shijon në maksimum, por as në një nga destinacionet më të frekuentuara të Greqisë nuk ka mundur t’u...