7.5 C
Tiranë
Tuesday, May 5, 2026
spot_img

Homazhe në teatrin ‘Migjeni’ për Charlie Chaplin shqiptar, i jepet sot lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit

Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.

Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit. Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Sot është ditë lamtumire për mjeshtrin e madh të humorit, aktorin shqiptar Zef Deda, i cili ndërroi jetë dje pas një sëmundje të rëndë. Deda, i lindur në qytetin e Shkodrës dhe i njohur për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në skenën artistike shqiptare, u nda nga jeta në moshën 73-vjeçare.

Homazhet për aktorin po mbahen në hollin e Teatrit “Migjeni”, një nga skenat më të rëndësishme artistike në Shkodër, ku Deda shënoi një pjesë të rëndësishme të karrierës së tij. Pas këtyre ceremonive, pritet që kortezhi i lamtumirës të niset në orën 13:00 dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e tij të fundit.

Zef Deda është një figurë e njohur dhe e respektuar në skenën artistike shqiptare, me një kontribut të jashtëzakonshëm në fushën e humorit dhe teatrit. Ndër rolet e tij më të njohura janë ato në shfaqjet humoristike dhe satirike, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën kolektive të publikut shqiptar. Lamtumirë mjeshtri i humorit, Zef Deda.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rrëfimi i dhimbshëm i nënës së 12-vjeçarit që humbi jetën në Durrës: “E mora...

0
DURRËS – Dhimbja e një nëne që humb fëmijën në mënyrë tragjike është e pashprehshme, por rrëfimi i saj publik ka tronditur opinionin. Një...

Nga Blloku i Tiranës deri në brigjet e Brazilit: rruga e gjatë e një...

0
Në kronikën e kriminalitetit të viteve të fundit në Shqipëri, pak dosje kanë shtrirje kaq të gjerë sa ajo që nis në një natë...

Jo vetëm shoferi i dehur: qytetet e betonit po ua marrin fëmijërinë fëmijëve

0
Tragjedia e Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, ka ndezur sërish debatin publik. Reagimet kanë qenë të...

Dy medalje ari në Bolonja, Mikaela Skandaj konfirmon dominimin: 72 trofe në karrierë

0
Në një realitet ku sporti shqiptar shpesh zhvillohet mes vështirësive strukturore dhe sakrificave individuale, emra të veçantë arrijnë të tejkalojnë kufijtë e statistikave dhe...

“Ne i kemi të gjitha kartat”, Donald Trump sinjalizon forcë ndaj Iranit mes tensioneve...

0
Shtëpia e Bardhë ka publikuar një imazh të presidentit amerikan Donald Trump duke mbajtur karta me mbishkrimin “Unë i kam të gjitha kartat”, një...